SHOWBIZ

“Jam e djegur nga malli për djalin”/ Olta Gixhari lë shtëpinë e BBV

Olta Gixhari ka lënë shtëpinë e Big Brother VIP. 

Siç ka rrëfyer aktorja, kjo javë nuk ka qenë e lehtë për të, pasi është tejmbushur nga malli për të birin dhe zgjidhja e vetme për të qenë e qetë ishte të qëndronte pranë djalit të saj.

Banorja u shpreh se e ka fituar Big Brotherit të saj, por emocionet më të mëdha se finalja, asaj do ia dhuronte i biri Amari.

Megjithëse Gixharit iu lutën banorët të qëndrojë edhe një muaj tjetër, ajo nuk u lëkund nga vendimi për të lënë këtë eksperiencë.

Olta: Kam zgjedhur të jem e fortë e të dukem e hekurt pa emocione sepse nëse do të lëshoja veten do të tregoja gjithë botën time emocionale, këtë lojë duhet ta kisha lënë me kohë. Unë them që e kam fituar Big Brotherin tim. Para se të hyja këtu mendova se nëse do të rezistoja një muaj do e kisha fitore. Kam kaluar shumë emocione të forta këtu kam qarë fshehurazi. Unë e kam ndarë këtë vendim herë pas here me banorët, pjesën e prindit më shumë e kam ndarë me Qetsorin, më dëgjonte shumë e më kuptonte, ndihesha shumë ngrohtë aty, ardhja e Qetsorit më ka bërë një kthesë shumë të madhe emocionale të tyren. Zgjodha ta bëj këtë se hyra këtu brenda që të luaj e të bëj historinë time e të krijoj kujtimet më të bukra të jetës time e mendoj që ja dola. Siç e thashë dhe në video, Amari është i imi e di se sa e dua e sa më mungon, në këto momente jam e djegur nga malli për të, nuk ka finale në botë që ma zëvendëson e më bën të kthehem pas. Nuk është e lehtë ka qenë një nga vendimet më të vështira të jetës time.

Luiz: S’më ka lezet kjo lojë për ty, i lutemi ne të sjellin djalin. Më le të qes unë jashtë të jap fjalën aman mos ik

Olta: Kam një javë këtu që rri nëpër cepa e qaj e keni parë sa e veçuar kam qenë.

Luiz: Do më bëje të qaja po ta fitoja me ty

Olta: Nuk kam fuqi ta vazhdoj më sinqerisht, kam ditë që e mendoj nuk është e thjeshtë për mua.


Top Channel

Related posts

Telefonat që zbulojnë tërmetet

admin

Ekspozoi të pasmet në publik, me kaq para mund të gjobitet Kanye West

admin

Alba Vukaj vjen me një video nga pushimet, vë në pah format trupore

Gjyla Halili

Leave a Comment