SHOWBIZ

“Ka menduar ndarjen”/ Arjan Konomi: Pse Luizi nuk ka përmendur emrin e Kiarës në këngë?

Opinionisti Arjan Konomi e sheh me dyshim këngën “Me ty” të Luiz Ejllit dedikuar Kiarës, pasi në tekst  nuk është përmendur emri i moderatores.

I ftuar në “Më lër të flas”, Konomi tha se i ka bërë përshtypje që një këngë dedikuar të dashurës, nuk përmend emrin e saj dhe mbase këngëtari ka menduar ndarjen.

Me nota humori, Arjani solli  në vëmendje konkurrentin e ‘Përputhen’, Mevlanin, i cili pas ndarjes fshiu këngën në Youtube ku kishte përmendur emrin e vajzës që donte.

Më bëri përshtypje se e dëgjova me vëmendje kur doli kënga. Mund të ketë vërejtje por kuptohet si është regjistruar e realizuar, nuk janë kushtet optimale. Por prisja një këngë kushtuar dashurisë dhe të dashurës nuk përmendte emrin e Kiarës. Mendova mos e shikon si të mundshme një ndarje të afërt sapo të dalë, pastaj si Mevlani që iu desh ta fshinte pastaj nga Youtube. Ai e do, por për një arsye apo një tjetër nuk ka nevojë ta fshijë nga Youtubve edhe nëse ndahen dhe kënga mbetet”- tha opinionisti Arjan Konomi.

Luizi i ka dedikuar një këngë Kiarës, e cila titullohet “Me ty”, ku me ndihmën e produksionit të “BBV2” dhe producentit Elgit Doda kjo këngë u realizua shumë shpejt madje dhe është publikuar në platformën You Tube dhe kudo në rrjete sociale. Kënga u pëlqye shumë nga të gjithë dhe më tani “Me ty” ka kaluar 11 milionë klikime në You Tube.


Top Channel

Related posts

Alfred Cako flet për Smart City, diktaturën që na pret: Ata që nuk janë vaksinuar do jetonë në…

admin

S’e njohu në shtëpinë e Big Brother VIP, ja çfarë i tha djali Oltës në shtëpi

admin

A është e dëmshme të flesh me televizor ndezur?

admin

Leave a Comment