AKTUALE

2.000 euro gjobë për një tetovar i cili e ka ofenduar ish ambasadoren amerikane në Shkup

Prokuroria Themelore Publike e Tetovës deri te gjykata përkatëse ka dorëzuar propozim për lëshimin e urdhërpagesës për një 40-vjeçar nga Tetova, i cili ngarkohet për veprën penale “Cenim të reputacionit të një shtetit të huaj” sipas nenit 181 të Kodit Penal.

I akuzuari, nëpërmjet një komenti me përmbajtje vullgare dhe ofenduese në rrjetin social Facebook më 12 prill të vitit të kaluar e ka ekspozuar ambasadoren e atëhershme të SHBA-së në vend dhe në atë mënyrë e ka kryer veprën. Ambasadorja amerikane, në atë moment ka qenë Kejt Meri Bërns.

Nga Prokuroria informojnë se prokurori përkatës deri te Gjykata Themelore e Kumanovës ka dorëzuar propozim që të akuzuarit t’i shqiptohet gjobë në para, gjegjësisht 100 gjoba ditore. Sipas Kodit Penal, vlera e një gjobe ditore është 20 euro, që do të thotë se i akuzuari, sipas Prokurorisë, duhet të gjobitet me 2.000 euro.

Related posts

Lladrovci fton qytetarët për votim të numrit 130 dhe Bedri Hamzën kryeministër

Gjyla Halili

Macron do ta takojë Vuçiqin në Paris, presidenca franceze: Pa normalizim me Kosovën, s’ka BE

Gjyla Halili

BDI: “2024: Nga Kryeministri i Parë Shqiptar deri te ‘shqiptarë të ndershëm’

Gjyla Halili

Leave a Comment