AKTUALE

Jeton Shaqiri paralajmëron paralele të reja në gjuhën shqipe në shkollat e mesme të Velesit!

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), nën udhëheqjen e ministrit dr.Jeton Shaqiri, iu ka vënë vulën shumë projekteve në interes të shqiptarëve, e të cilat ndër vite anashkaloheshin, shkruan Indeks.mk

Për shqiptarët e Velesit në Maqedoninë e Veriut këtë vit do të ketë risi në arsim, për herë të parë me Konkursin për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike për vitin akademik 2023/2024 në Shkollën e Mesme Ekonomike “Jovçe Tesliçkov”, do të ketë paralele në gjuhë shqipe, dhe në Gjimnazin “KOÇO RACIN” do të hapet edhe një paralele tjetër në gjuhë shqipe.

Gjithashtu për herë të parë në Shkollën e mesme komunale “Ismet Jashari” në Likovë të Kumanovës me Konkursin për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike për vitin akademik 2023/2024 do të kemi paralele të re për drejtimin motër medicinale në gjuhë shqipe.

Banner

Related posts

Deri në fund të javës do të mësohet nëse ASH-ja e Taravarit do të mbetet në Qeveri

Gjyla Halili

A do të jetë ministër i brendshëm? Mexhiti nuk e mohon

Gjyla Halili

Qokut, Azizit dhe Murtezanit nuk i lejohet hyrja në Shqipëri

Gjyla Halili

Leave a Comment