AKTUALE

“Ç’paskeni qenë o rubla që na i morët me rradhë motrat dhe vëllezërit opozitarë”, Edi Rama kërkon hetimin e Kryemadhit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me dokumentet e publikuara ditën e djeshme nga “Top Channel”, për përfshirjen e deputetes së Partisë së Lirisë Monika Kremadhi në financimet ruse.

Përmes një postimi në “Tëitter”, Rama ka kërkuar hetimin e Kryemadhit duke shtuar se verifikimi i këtyre parave të pista do të shërbejë si provë që drejtësia nuk funksionon me dy standarde siç përflitet.

“Verifikimi ligjor i atyre letrave të pista dalë në mexhelis në ekranet e mëdha kombëtare është domosdoshmëri dhe drejtësia duhet të provojë se nuk punon me dy standarde, siç punojnë altoparlantët e llojllojshëm të lukunisë kinse opozitare që për këto tmerre as nuk bëzajnë fare!

Ах, рубли, рубли, каким большим дьяволом всегда были… Po ç’paskeni qenë o rubla që na i morët me radhë me motra e me vëllezër opozitarë! Po ato konto bankare ofshor çfarë janë vallë se këtyre u mbinë në gojë ofshoret, po i paskan pasur të tyret shejtanët e shejtanet…”, shkruan Rama.

Related posts

2 ushqimet kyçe që parandalojnë mpiksjen e gjakut

admin

Job numbers show tremendous growth in state’s travel industry

admin

Freedom House: Regjim hibrid i Malit të Zi, paqëndrueshmëri kombëtare tashmë e dukshme në nivel lokal

Gjyla Halili

Leave a Comment