Kendall Jenner dhe i dashuri i përfolur Bad Bunny u panë gjatë një darke në Los Anxhelos.
Prej pak kohësh thuhet se ata janë të lidhur dhe se u panë duke u puthur. Modelja, 27 vjeç, dhe fituesi i Grammy, 29 vjeç, po “putheshin hapur” në LA Sushi Fumi të mërkurën, më 29 mars, tha një dëshmitar okular ekskluzivisht për Us Weekly. Burimi shton se dyshja ishin “shumë të dashur” teksa shijonin darkën e tyre.
Dyshja ndezën për herë të parë thashethemet për romancë në shkurt , kur darkuan në Wally’s në Beverly Hills. Javë më vonë, ata u fotografuan duke lënë së bashku një vend sushi në Hollywood. Në pamjet e siguruara nga TMZ, Jenner u fotografua duke i dhënë një përqafim reperit portorikan para se ajo të hipte në automjetin e saj në pritje. Në një moment, ylli i Kardashians duket se u përkul për një puthje, por fytyrat nuk dukeshin mirë.
Muzikanti portorikan, 29 vjeç, ka një varg të veçuar në këngën e re të Eladio Carrión “Coco Chanel”, e cila u publikua më 17 mars. Duke kënduar në spanjisht, fituesi i Grammy-t thotë, “Jo no soy malo, nah, bebé, eso e’ un gimmick / Pero el sol de PR calienta má’ que el de Phoenix / Ella lo sabe.” Vargu përkthehet si: “Unë nuk jam i keq, vogëlushe kjo është një mashtrim / Por dielli në Puerto Riko është më i nxehtë se në Phoenix / Ajo e di këtë.”
Fansat filluan të pyesin nëse teksti kishte për qëllim Booker, 26 vjeç, i cili ka luajtur për Phoenix Suns që kur iu bashkua NBA në 2015.
Diku tjetër në këngë, ylli duket se ka kushtuar një varg për Jenner, 27 vjeç, “Las de escorpio son peligro” – “Akrepët janë të rrezikshëm” që mund të lidhet me ditëlindjen e Jenner-it në nëntor, pra shenjën e horoskopit.
Top Channel