SHOWBIZ

I riu i dënuar me vdekje që kur ishte 14 vjeç për krimin që ‘nuk ka kryer’, kërkon ndihmë ndërkombëtare (fotot)

20 vjeçari saudit Abdullah al-Howaiti, ishte 14-vjeç kur u arrestua në lidhje me grabitjen e dhunshme rreth $200 000 të një bizhuterie, ku mbeti vdekur një oficer policie.

Howaiti thotë se është dënuar për një krim që nuk ka kryer ai, teksa grupet e të drejtave që e mbështesin thonë se në kohën e krimit kamera të sigurisë e tregonin atë duke luajtur me top.

Aktivistët thonë se sulmuesi i parë në pamjet e grabitjes nuk mund të jetë 14-vjeçari i dënuar, por një grabitës profesionist.

Grupi i bamirësisë për të drejtat e njeriut ‘Reprieve’, thotë se krimineli i armatosur nuk ishte adoleshenti asokohe 14 vjeçar, pasi ky i fundit është regjistruar duke luajtur futboll me miqtë e tij në një zonë pranë bregdetit.

Familja e Abdullah thotë se i riu ka pranuar krimin nën efektin e torturës nga zyrtarë të policisë, dhe mund të ekzekutohet në çdo moment, edhe pse rasti i tij po merret sërish në konsideratë nga Gjykata e Lartë.

Grupi ‘Reprieve’ ka publikuar një video të grabitjes fatale të vitit 2017 për të cilën thotë se sulmuesi është tepër i gjatë për të qenë 14-vjeçari Abdullah,

Aktivisti Jeed Basyouni, tha: “Është e qartë nga pamjet se ky është një grabitës profesionist, dhe jo një djalë 14-vjeçar”.

“Burri në kamera mban një automatik dhe një pistoletë teksa grabit rreth 200 000 dollarë flori dhe më pas merr makinën e policisë për t’u larguar.

“Dokumentet e gjyqit gjithashtu tregojnë se kamerat kanë regjistruar Abdullah që luante futboll në bregdet dhe nuk mund të ketë qenë në dy vende njëherësh për të kryer krimin”.

Pamjet e rënda video tregojnë grabitësit që vërshon në dyqanin e bizhuterive al-Sa’di në qytetin bregdetar të Duba, teksa kërcënon një klient që largohet, ndërsa i zoti fshihet prapa banakut.

Sulmuesi më pas është filmuar duke u larguar nga dyqani me vlerat e grabitura teksa qëllon me armë per vdekje një polic që vjen në vendngjarje.

Ai merr më pas makinën e policit të ndjerë, dhe e braktis atë rreth 30 km më tutje.

Shumë agjenci perëndimore kanë ndërhyrë për të siguruar një rigjykim për Abdullah, madje duke sensibilizuar dhe me pilotin britanik Lewis Hamilton në kohën e garës së Formula 1 në Arabinë Saudite./Mirror.co.uk/


Top Channel

Related posts

Gold AG paralajmëron pesë projekte të reja muzikore

admin

Pse nuk duhet të flini me televizorin ndezur?

admin

Të tjera hite pas “Midnights”? Taylor Swift do të publikojë katër këngë

admin

Leave a Comment