SHOWBIZ

“Si ju duket nusja e vëllait?” Motra e Luizit e shpreh hapur mendimin e saj për Kiarën

Ina, motra e konkurrentit të Big Brother VIP, Luiz Ejlli në një prej postimeve në story ka thënë se është takuar me Kiarën, pasi ajo ka dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

E pyetur nga njëri prej fansave ajo është shprehur se është e ëmbël dhe se e shikon me sytë e vëllait të saj.

Fansi: Si ju duket nusja e vëllait? Po si motër e kunatë ndoshta e sheh ndryshe.

Ina: Me syrin dhe zemrën e Luizit e shikojmë dhe ne.

Fansi: Si ju duket Kiara?

Ina: 100% ndryshe nga aty çfarë kemi parë, 100% pozitive dhe e ëmbël.

Fansi: Keni folur me Kiarën?

Ina: Po kemi folur, është shumë e mirë dhe e lumtur për mesazhet dhe emocionet që po përjeton nga ju dhe e lumtur për Luizin nga kjo mbështetje që i është bërë.

Kujtojmë se Kiara doli nga shtëpia e Big Brother VIP pas përballjes me Oltën. Gjatë qëndrimit për më shumë se tre muaj në shtëpi, ajo krijoi një lidhje me Luizin.