SHOWBIZ

Bledi Mane: Kam marrë kërcënime nga dy gra për pëlqimin që kam ndaj Nitës…

Bledi Mane edhe një herë ka shprehur pëlqimin që ka për Nitën.

I ftuar në “Wake Up” u përmend dhe urimi që ai i kishte bërë në Instagram për ditëlindjen. Bledi mane ka treguar se ka marrë kërcënime nga dy gra kosovare dhe kjo gjë e ka habitur.

Blendi Salaj: I bëre një dedikim Nitës për ditëlindjen.

Bledi Mane: Jo faktikisht unë i kam bërë dhe një këngë Kiarës. Kompozuam një këngë aty brenda për ta kënduar me maestron edhe me Nitën.

Blendi Salaj: Herën e fundit që ishe në studio the që ok koha ka kaluar dhe ti ke pasur mundësi që të reflektosh me veten tënde, të shikosh se si ndihesh pas një farë kohë, por që ke pasur një mike të Nitës në një lidhje Skype dhe tha nuk i shikoj bashkë, nuk ka shanse Bledi Mane me Nitën.

Bledi Mane: Ja kjo është e keqja, unë kam marrë dhe nja dy kërcënime nga Kosova, hiq dorë nga Nita, por ishin gra. Njërës i thashë, moj po të jesh lezbike më thuaj se s’ka problem, unë jam shumë i hapur. Mirë që marrim kërcënime nga burra, nga banda çfarë janë këto, por vura re edhe një lloj afshi të egër që ejj mos ngacmo se është e imja. Nita është gocë shumë e mirë.

Blendi Salaj: Unë jam shumë dakord me këtë sinqerisht.

Bledi Mane: Të merr malli. Mua më ka marrë malli dhe për Oltën ju nuk e besoni sepse është intrigante e lezetshme, dallavere e lezetshme. Dhe njeriu ka nevojë të ulë veten nga lart ku është të verë aty poshtë tek rruga. Më mirë se zhurma e krismave janë ulërimat e Oltës dhe të Valbonës në 4 pa një çerek të natës që zihet me maestron.  


Top Channel

Related posts

6 llojet e klientëve që shitësit e supermarketeve i urrejnë

admin

Pak pasi u bë nënë Paris Hilton zbulon emrin e djalit të saj

admin

Lulekopra, barishtja e verdhë e lëndinave shqiptare

admin

Leave a Comment