AKTUALE

Përfaqësuesit e Sindikatave të shëndetësisë në takim me ministrin Mexhiti

Përfaqësuesit e Sindikatave të shëndetësisë në mëngjes janë në mbledhje te ministri i Shëndetësisë, në të cilën, sipas informatave të tyre, do të bisedohet për aneksin e marrëveshjes kolektive me të cilën kërkohet korrigjimi i koeficientëve për pagesën e pagave.

“Nga Kabineti i ministrit të Shëndetësisë Fatmir Mexhiti mbrëmë na thirrën në takim për sot në orën nëntë për të biseduar në lidhje me tekstin e aneksit. Do të shohim nëse do të firmoset”, deklaroi në mëngjes për MIA-n, kryetari i Sindikatës së pavarur të Shëndetësisë, Farmacisë dhe Mbrojtjes Sociale Lubisha Karanfilovski, i cili së bashku me nënkryetarin e Sindikatës së Qendrës Klinike, Predrag Serafimovski, do të marrë pjesë në takim.

Bëhet fjalë, thekson Karanfilovski, për aneksin e panënshkruar të marrëveshjes kolektive. “Gjashtë muaj e kërkojmë këtë dhe vazhdimisht anulohet”, theksoi Karanfilovski për MIA-n.

Këshilli i Sindikatës së Pavarur të Shëndetësisë, Farmacisë dhe Mbrojtjes Sociale për sot paralajmëroi protestë para Ministrisë së Shëndetësisë. 

Banner

Related posts

Arsimi në RMV është në defekt, nxënësit kërkojnë modernizim të sistemit

admin

Ajdari: Ndikimi rus në Maqedoninë e Veriut ka filluar të ndjehet në çdo sferë të jetës

Gjyla Halili

Mexhiti: Të qëndrojmë në mbështetje të Ukrainës dhe të drejtës së saj për sovranitet

Gjyla Halili

Leave a Comment