SHOWBIZ

I quan banorët pa nivel, Bledi Mane: Luizi këndonte këngët, por nuk dinte përkthimin e tekstit

Në emisionin “Wake Up” në Top Channel, Bledi Mane i ka konsideruar banorët e Big Brother pa nivel.

Në emisionin “Wake Up” në Top Channel, Bledi Mane i ka konsideruar banorët e Big Brother pa nivel. Sipas tij ai ka një IQ më të lartë se banorët e tjerë e kjo për shkak se është më i lexuar dhe më i shëtitur. Luizin e akuzon se këngët që ai këndon në gjuhë të huaja nuk ia di as përkthimin e tekstit. Madje Mane i konsideron banorët si studentët e një shkolle private, ku japin lekët dhe në fund marrin diplomën.

Bledi Mane: Unë pashë Oltën aktore që nuk përmendi kurrë rolet e saj, një emër dramaturgu ose një film. Edhe Luizi këndonte një këngë në anglisht ose gjuhë tjetër, por jam i sigurt që nuk dinte përkthimin e tekstit e kaq ose kush e kishte shkuar ose kush e kishte kompozuar.

Blendi Salaj: Ti po thua se banorët e Big Brother janë disi injorantë?

Bledi Mane: Shtëpia e Big Brother mu duk si një universitet privat që kishte sjellë ca njerëz që kishin bërë pagesën dhe kaq ishte e rëndësishme, në fund kërkonin diplomën.

Blendi Salaj: Dhe ti në këtë universitet privat ishe kush?

Bledi Mane: Unë isha një student i dalluar që prindërit e mi kishin marrë lekë borxh për të më arsimuar dhe i thashë prindërve unë po dal, merrini lekët mbrapsht. Herën tjetër një thirrje për Vëllain e Madh që ta  rafinojë një çikë nivelin kulturor të njerëzve sepse unë s’mund të rija të dëgjoja Jonën 1 orë e gjysmë për lavatriçen.


Top Channel

Related posts

E mbajti lidhjen private, Lorenc Hasrama publikon për herë të parë partneren e tij të re

admin

Disa metoda natyrale për të shpëtuar nga mushkonjat

admin

Shtëpia u përfshi nga flakët, flet Mihrije Braha: Faji ishte i imi

admin

Leave a Comment