AKTUALE

Kovaçevski i bindur: Ndryshimet kushtetuese do të miratohen

Kryeminsitri Dimitar Kovaçevski është i bindur se nuk do të ketë vonesa në miratimin e ndryshimeve kushtetuese për futje të bullgarëve dhe pakicave tjera në Preambulë, me çka do të sigurohej hapja e kapitujve në bisedimet për anëtarësim të vendit në BE, përcjell TV21. Kovaçevski thotë se vendi ka kapacitet europian për ndryshimet e nevojshme.

“Ndryshimet kushtetuese nuk do të shtyhen. Me formimin e grupit të ekspertëve dhe me punën e tyre, praktikisht do të fillojë procesi që më pas do të hyjë, normalisht, edhe në procedurat që janë paraparë me ligj. Unë mendoj se shteti ynë ka kapacitet, para se gjithash demokratik, edhe kapacitet europian dhe vizion. Ky vendim që nevojitet për vazhdimin e rrugës tonë europiane nuk do të jetë peng i karrierës personale të vetëm një njeriu në shtet, i cili është i gatshëm që për karrigen personale të rrezikojë ndërprerjen e një procesi që do të thotë sigurim i plotë i anëtarësimit në BE”, tha Kovaçevski.

Related posts

Bajram Rexhepi: Piskama e VMRO-së tregon se kush ua ka zënë rrugën Rusisë dhe aleatëve të saj

Gjyla Halili

Faton Ahmeti: Fitorja u vulos sonte

Gjyla Halili

Mickoski mesazh Athinës: Do i themi Maqedoni, e pikë! Ankohuni në Hagë! Paralajmëron “zhbërjen” e Prespës

Gjyla Halili

Leave a Comment