AKTUALE

Kovacevski dhe Bekteshi vizituan kompanitë me renome në Tetovë, Vezë Sharri, Lecker, Elektro Sharri

Sot, më 29 Mars 2023, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Dimitar Kovacevski, Ministri i Ekonomisë z. Kreshnik Bekteshi dhe deputetët e respektuar nga rajoni, ishin në një vizitë pune në kompanitë tona.
Gjatë vizitës u bisedua për masat e fundit të Qeverisë për ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore, më konkretisht të vezëve të konsumit. Z. Abdurrahmani konfirmoi edhe një herë se pajtohet me Vendimin dhe se do të respektohet pa kushte. Përveç kësaj, presidenti u interesua edhe për kushtet dhe pritshmëritë në industrinë e mishit. U diskutua edhe për situatën në bujqësi, masat e marra dhe mbështetjen e dhënë nga Qeveria në lidhje me prodhimin e produkteve primare bujqësore dhe rritjen e prodhimit ushqimor.
Gjithashtu, gjatë vizitës në termocentralin e biogazit Elektro Sharri, u diskutua për situatën në sektorin energjetik si në vendin tonë ashtu edhe në kuadrin global me një referencë të veçantë për prodhimin e energjisë elektrike të gjelbër dhe mundësitë e rritjes së mënyrave të pranueshme mjedisore të prodhimit të energjisë në vendin tonë.
Me këtë rast, dëshirojmë të falënderojmë Presidentin e Qeverisë, Ministrin e Ekonomisë dhe deputetët për kohën që shpenzuan për të vizituar kapacitetet tona prodhuese dhe mundësinë që na dhanë për të dëgjuar drejtpërdrejt mendimet tona në lidhje me situatën aktuale ekonomike në vendin tonë.

Banner

Related posts

Garip Kaba: Çdo pushtet është i përkohshëm, por turpi i padrejtësisë është i përjetshëm

Gjyla Halili

Gashi konfirmon kemi probleme për listat por do ti tejkalojmë

Gjyla Halili

Njëri 19 mijë denarë, tjetri 90 mijë denarë rrogën mesatare në Maqedoninë e Veriut

admin

Leave a Comment