SHQIPËRI

Vau i Dejës, PD me dy kandidatë/ Klomentina Drini e PD rivalizon Zef Hilën e Foltores dhe Kristian Shkrelit të PS

Enkelejd Alibeaj iu shmang betejës në kryeqendrën e veriut Shkodër, duke iu hequr mundësi demokratëve që të votojnë siglën e Partisë Demokratike.

Në veri, e vetmja Bashki ku Partia Demokratike zyrtare do të ketë kandidat është Vau i Dejës, ku një  kandidate zonjë, Klomentina Drini, do ketë përballë jo vetëm kundërshtarin socialist Kristian Shkreli, që braktisi postin e nënkryetarit të Bashkisë për karriere kryebashkiaku, por edhe Zef Hilën, që sakrifikoi mandatin e deputetit për të qenë kandidat i Berishës dhe Metës  në zgjedhjen e pranverës.

Kandidatja Klomentina Drini  që vjen nga fusha e biznesit  do kërkojë  votat e demokratëve me siglën e  Partisë Demokratike duke synuar ta kthejë Bashkinë e Vaut të Dejës  blu. Kandidatja demokrate bashkë me dy rivalët e saj Kristian Shkreli dhe Zef Hila ka marrë dritën jeshile nga KZAZ numër 6 në Bashkinë e Vaut të Dejës, që ka pranuar dokumentacion e të tre kandidatëve.

Në garën për këshillat bashkiak situata paraqitet ndryshe, të gjitha partitë e mëdha Partia Socialiste, Social Demokrate, PD zyrtare dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë” pretendojnë të bëhen pjesë e parlamentit vendor të Vaut të Dejës, duke depozituar listat e tyre në KZAZ.


Top Channel

Banner

Related posts

Tragjedia në familjen Malaj – varroset djali i vrarë nga babai, e pranishme edhe nëna

admin

Debati për çështjen McGonigal, Berisha-Ramës: Je nën hetim, ke kryer krim

admin

Rama vizitë në Muzeun Përkujtimor të Paqes në Hiroshima

admin

Leave a Comment