AKTUALE

Bënë publike pagat e qytetarëve, Gjykata e Tiranës jep vendimin për 4 të arrestuarit

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për katër të akuzuarit që akuzohen për publikimin e pagave dhe të dhënave private të shqiptarëve.

Ata u dënuan të gjithë me shërbim prove, dhe përkatësisht Eni Qirjako me 32 muaj shërbim prove, Andi Agaraj me 4 vite shërbim prove, të dy punonjës IT.

Nërsa Klodian Sota u dënua me 32 muaj shërbim prove dhe Endri Ikonomi me 32 muaj shërbim prove, përmbarues privat të cilët blenë të dhënat.

Të dhënat   u publikuan  në rrjetet sociale ku përfshinte të dhënat e pagave të mbi 650 mijë shqiptarëve, numra celulari personale të 900 mijë qytetarëve shqiptarë dhe ajo e targave e mbi 530 mijë  qytetarë.

Banner

Related posts

Çmimet e djathit dhe gjalpit, nga 15 shkurti rritje deri në 37% në tregjet e pakicës

admin

Fronti Europian nesër vazhdon me takimet në Gostivar, Bogovinë dhe Shipkovicë

Gjyla Halili

“Na mbivotuan”, këshilltarët shqiptarë lëshojnë seancën në shenjë kundërshtimi për mbylljen e paraleles shqipe

Gjyla Halili

Leave a Comment