AKTUALE

NDERIM THIRRJES NË GJILAN PËR TUBIM NË NDERIM TË VITIT 1981

Kjo ishte thirrja që ishte lëshuar në popull në nderim të nderimit më të madh që u ishte bërë ndonjëherë ngjarjeve të vitit 1981!

Ashtu siç e dimë, Çlirimi i Kosovës nga Serbia pushtuese, me hyrjen triumfale të forcave të NATO-s dhe zbritjen nga malet të UÇK-së, ishte bërë definitivisht më 12 Qershor të vitit 1999!

Në vitin 2000, muaji Mars dhe muaji Prill, ishin të parët muaj që po vinin në Kosovën e lirë!

Dhe unë Ismet Sylejmani, për të dëshmuar para vetës e para familjes time, para shokëve, bashkëveprimtarëve e bashkëluftëtarëve të mij të pavdekshëm, por edhe të gjalle, dhe duke qenë e duke dashur për të treguar në vepër se kisha qenë dhe vazhdoja të isha anëtar besnik i LPK-së dhe gjithashtu luftëtar e ushtar besnik edhe i UÇK-së, por edhe vazhdues besnik i rrugës së luftës për liri e çlirim me arme ne duar i Luginës së Preshevës dhe çlirimit të popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, sepse Ushtritë Çlirimtare të reja UÇPMB ishte krijuar dhe në atëmosferën e organizimit të tubimit, Ajo- UÇPMB, luftonte kundër ushtrisë e policisë serbe në zonat e luftës, por në ndërkohë LPK-ja vazhdonte procesin për krijimin edhe të UÇKombetare!

Prandaj i vetëdijshëm për momentet e mëdha historike nëpër të cilat po kalonte populli e Kombi ynë, i kalitur dhe i porositur nga teoria dhe praktika liridashëse kombëtare, nuk e lëshova atë rast historik, vendosa dhe morra VENDIMIN e MADH dhe me LPK-në në ballë, bashkë me shokë e bashkëveprimtarë, organizova 19-vjetorin e demonstratave gjithëpopullore të vitit 1981 në Kosovë!

Te gjithëve qe kanë kontribuar per kete tubim te madh e historik, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit Organizativ, sikur ne vazhdimësi që e kamë bërë, edhe kësaj radhe ju shpreh konsideratat dhe faleminderimet e mia të pafund!

Por per kete tubim me se shumti e falenderoj dhe i jam mirënjohës LPK-së, mësues time qe më ka vetëdijësuar dhe ma ka bërë të mundur pas luftës së UÇK-së e çlirimit me ndihmen e NATO-s nga Serbia Pushtuese, ta organizoj atë ngjarje të paharruar!

Në Këshillin Organizativ të gjithë te deleguarit që përfaqësonin partitë politike dhe jopolitike, kanë dhënë kontribut, të cilët gjej rastin ti falenderoj edhe në këtë përvjetor!

Por një person dua ta veçoj, sepse Ai ka dhënë kontribut të madh dhe me angazhimin e Tij, i ka dhënë shumë atij tubimi nga më të mëdhenjtë në historinë e Gjilanit te lashtë e modern, dhe ai është ish- Drejtori i Kosovatransit të Gjilanit, Miku im shume i mirë e i nderuar Jakup Berisha!

Duke mos e harruar kurrë e për asnjë rast, spozorin e atij tubimi të madh e nderimi te vitit 1981, Mikun tim, të nderuarin Sahit Zuzaku, pronar i “Istria Comerce”!

Ismet Sylejmani,
Gjilan, 29 Mars 2023!

Related posts

Mickoski i’a zgjat dorën Levicës kundër Frontit Europian

Gjyla Halili

Formohen grupet e punës të VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it për bisedimet për qeverinë e re

Gjyla Halili

Tetovë, për një ditë dënohen 57 vozitës

admin

Leave a Comment