AKTUALE

Nga sot fillon pagesa e pensioneve me rritje prej 8.4 %

Nga Ministria për Punë dhe Politik Sociale njoftojnë se nga dita e sotme, respektivisht nga 28.03.2023 nis pagesa në etapa e pensioneve të muajit mars. Nga MPPS shtojnë se pensionet do të jeni për 8,4 për qind më të larta.

“Tërheqja e pensioneve përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave për pensionistët që nuk përdorin kartela do të realizohet në katër grupe, sipas lartësisë së pensionit: Për pensionet deri në 11.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 28.03.2023 (e martë); për pensionet në shumë prej 11.001-14.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 29.03.2023 (e mërkurë); Për pensionet në shumë prej 14.001-18.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 30.03.2023 (e enjte) dhe për pensionet mbi 18.001 denarë pagesa duhet të bëhet më 31.03.2023 (e premte). Pensionistët që përdorin kartelë pagesore, të lidhur me llogarinë në të cilën transferohet pensioni, mund t’i marrin paratë nga data 28 mars (e martë)”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPPS.

Banner

Related posts

Komuna e Kërçovës përkrah studentët me suksese të mira, Dehari: Këta jemi ne

Gjyla Halili

SPB Tetovë me kontrolle të shtuara në trafik: Gjoba për nëntë shoferë të dehur

Gjyla Halili

VMRO: LSDM, BDI dhe E Majta refuzuan konsensusin për KodinZgjedhor

Gjyla Halili

Leave a Comment