SHQIPËRI

Gara për Tiranën, Alibeaj – Këlliçit: E kishte mundësinë të garonte nën logon e PD, por zgjodhi Ilir Metën në pazarin me Berishën

Kryedemokrati Enkelejd Alibeaj e konsideron organizimin për zgjedhjet e 14 majit një proces të vështirë, plot me debate, për shkak të pozitave ku ndodhet Partia Demokratike.

Teksa Berishën e sheh si “zaptues”, i pa kursyer ka qenë edhe ndaj kandidatit të koalicionit “Bashkë fitojmë”, Belind Këlliçi. Gjatë një konference për shtyp, Alibeaj theksoi se Këlliçi e pati mundësinë të përfaqësohej me siglën e Partisë Demokratike, por zgjodhi të kandidonte nën logon e Partisë së Ilir Metës.

Sipas Alibeajt, koalicioni Meta-Berisha nuk është asgjë më shumë sesa pazari i radhës.

Përsa i përket Tiranës me duhet te them dhe njëherë se Belind Këlliçi e ka patur mundesine te perfaqesohej me siglen e PD. Pavarësisht asaj qe mendoj unë personalisht, asnje inat apo preference personale, asnjë mllef apo akuze e padrejte ndaj meje nuk me ka penguar te ngrihem mbi to dhe te zgjas dorën e bashkëpunimit për nje demokrat. Por mesa duket interesat meskine te zgjatimeve te politikes se vjetër vazhdojnë me lojërat dhe pazaret duke i kërkuar demokrateve qe ne 14 maj te votojnë për listën e LSI-se. E pate besoj sesi nen logon e kësaj partie do te jete dhe Belind Kellici dhe nje liste qe demokrateve do tu shitet si bashkepunim apo aleance.

Çfarëdo emri te përdorin, nuk do ja fshehin dot demokrateve dhe shqiptareve qe pazari mes Ilir Metes dhe Sali Berishes është mënyra për te mbajtur peng demokratet dhe per ti detyruar qe dhe njëherë tjetër te votojnë për një parti te majte qe permes pazareve solli Edi Ramen ne pushtet”, tha Alibeaj.


Top Channel

Related posts

Rriten pagat në Shqipëri/ U mor sot vendimi në mbledhjen e qeverisë për punonjësit shtetërorë

admin

E pazakontë! Protestuesit tentojnë të fusin kalin me ‘balluke blu’ brenda Kuvendit

admin

Humbën jetën në aksident, njëri martohej në shtator, tjetri sapo ishte kthyer nga…

admin

Leave a Comment