SHOWBIZ

‘Sozia’ japonez i Zelensky vjen në diplomim me veshjen e njohur të presidentit pasi shpenzoi tre muaj për t’u dukur si ‘heroi’ i tij (fotot)

Një student japonez është paraqitur në ceremoninë e diplomimit si sozia e presidentit ukrainas Volodimir Zelensky, në ngjyrat e tij të njohura ushtarake, teksa tregonte mbështetjen e tij ndaj luftës së Ukrainës.

Zakonisht ceremonitë e diplomimit në Japoni përdorin veshje formale, por universiteti i Kioto ka traditën e tij ku studentët zgjedhin kostume të veçanta sipas pëlqimit të tyre për ditën e shënuar.

Zakonisht kostumet e zgjedhura kanë ato të murgjve budistë apo ato të kafshëve të ndryshme.

Por këtë vit duket se ylli i eventit ishte veshja e Zelensky.

“Unë jam President Zelensky”, thotë studenti i paemëruar duke folur për televizionin lokal ‘ Yomiuri, teksa shton se iu deshën tre muaj për të rritur mjekrën dhe për ta modeluar sipas presidentit.

Ai vendosi kështu për ceremoninë e të premtes pasi prej dhjetorit që kishte nisur të linte mjekër, shokët i thonin se dukej si “president Zelensky.”

Dhe në fakt në një video të shfaqur nga TV Osaka, ai thotë se mbështet Zelensky sepse është “një burrë i vërtetë”.

Edhe ambasadori ukrainas në Japoni, Sergiy Korsunsky ka postuar një video nga sozia e Zelensky ku studenti tregon solidaritet për Ukrainën.