SHQIPËRI

“PD në situatë kaotike”, Alibeaj për kandidatët: Rama zvarriti procesin gjyqësor, Berisha zaptoi selinë e PD dhe çdo degë!

Teksa Partia Socialiste, por edhe koalicioni Meta-Berisha kanë depozituar listat e kandidatëve për kryetar bashkie dhe këshilltarë bashkiakë në të 61 bashkitë, Partia Demokratike e Enkelejd Alibeajt është ende e paqartë se në sa bashki do të kandidojë për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Përmes një konference për mediet, Alibeaj shprehet se PD-ja ndodhet në një situatë kaotike dhe përgjegjës  për këtë është Sali Berisha dhe Edi Rama. Sipas kryedemokratit, zaptimi i selisë qëndore dhe atyre në rrethe të Partisë Demokratike nga Sali Berisha pati efektin e vet në organizimin normal për zgjedhjet. Sakaq, Edi Rama – sipas tij – është fajtor sepse zvarriti procesin gjyqësor për vulën e PD.

Alibeaj i qëndron idesë se forca politike që ai drejton duhet të ketë 61 përfaqësues në zgjedhje.

“Pas shume vitesh po zhvillohet nje debat ne nje forum drejtues te nje partie per kandidatet. Nje debat i dobishem per situaten kaotike ne te cilen ndodhet aktualisht PD. Kush fshihet pas gishtit per te verteten e situates se demokrateve, duke e shitur ate si normale apo frymezuese, ose eshte i kapur nga verberia politike ose thjesht deshiron qe kjo “status quo” ne opozite te vazhdoje pa fund dhe pa zgjidhje.

Eshte e qarte qe PD eshte e percare dhe situata e vitit te fundit vetem se ka ndihmuar ne ndarjen e metejshme te demokrateve. Duke nisur nga manovrat e Edi Rames per ta sterzgjatur procesin e gjyqit e deri tek gjuha tribale dhe banale e Sali Berishes ndaj pjeses se PD qe mendon ndryshe nga ai.

Eshte e qarte per te gjithe qe çdo dege e partise demokratike duke perfshire edhe seline kryesore eshte zabtuar nga Berisha dhe njerezit e tij dhe kjo ka pasur efektin e vete ne organizimin normal te nje partie qe po pergatitet te hyje ne zgjedhje

Me vjen keq qe ne kete periudhe nje pjese e mire e drejtuesve te PD dhe deputeteve, perfshire dhe mua, kemi kaluar kohe me se shumti me debate mes njeri-tjetrit ne forume, studio televizive apo ne kuvend, nderkohe qe duhet te kishim kaluar me shume kohe me demokratet. Ne mbledhjen me drejtuesit lokale te PD kam kuptuar qarte se baza e PD eshte e qarte ne orientimin politik. Per fat te keq me e qarte se ata qe duhet te orientonin bazen e sot perpeliten per te gjetur cfare drejtimi do marrin ne rruget e ndara te kesaj partie.

Vazhdoj ti mbetem mendimit dhe qendrimit se duhet te kishim 61 perfaqesues ne bashkite per zgjedhjet lokale. Por sterzgjatja e procesit gjyqesor per PD, vendimi I KQZ dhe cuarja ne limite kohore na kushtezoi ne kete proces. Pertej faktit qe deri ne momentin e fundit, dora jone ka qene e shtrire per ata kandidate te foltores qe kane dashur dhe jane penguar ne forma te ndryshme te kandidojne ne siglen e PD.

Eshte e qarte per ju te gjjthe se nje pjese e deputeteve dhe kryesise kane qene te ndare lidhur me vendimin per tu prezantuar me kandidate ne zgjedhje. Kjo eshte e bukura dhe e vecanta e rralle e nje force polititke ne Shqiperi. Diskutimet ne forume dhe respektimi i vendimit te shumices. Uroj te jemi shembull per cdo formacion politik qe organizon votime ku rezultati dihet para se te nise procesi apo preferenca kryetaresh qe shiten si proces perzgjedhjeje. Jam po kaq i sigurt se ne rast se Kryesia do te kishte votuar kunder ketij propozimi do ta kisha respektuar.

Persa i perket Tiranes me duhet te them dhe njehere se Belind Kellici e ka patur mundesine te perfaqesohej me siglen e PD. Pavaresisht asaj qe mendoj une personalisht, asnje inat apo preference personale, asnje mllef apo akuze e padrejte ndaj meje nuk me ka penguar te ngrihem mbi to dhe te zgjas doren e bashkepunimit per nje demokrat. Por mesa duket interesat meskine te zgjatimeve te politikes se vjeter vazhdojne me lojrat dhe pazaret duke i kerkuar demokrateve qe ne 14 maj te votojne per listen e LSI-se. E pate besoj sesi nen logon e kesaj partie do te jete dhe Belind Kellici dhe nje liste qe demokrateve do tu shitet si bashkepunim apo aleance.

Cfaredo emri te perdorin, nuk do ja fshehin dot demokrateve dhe shqiptareve qe pazari mes Ilir Metes dhe Sali Berishes eshte menyra per te mbajtur peng demokratet dhe per ti detyruar qe dhe njehere tjeter te votojne per nje parti te majte qe permes pazareve solli Edi Ramen ne pushtet”- tha Alibeaj.

I pyetur mbi akuzat për pazare me Edi Ramën, kreu i PD-së thekson se këto nuk janë as më shumë e as më pak sesa shpifje të pabaza nga politikanë që janë puthur dhe pështyrë me çdo kundërshtar politik këto 30 vjet.

“Kam zgjedhur qe mos ti pergjigjem shpifjeve te pabaza te atyre qe ne keto 30 vite jane puthur dhe peshtyre me cdo politikan te partise se vet apo kundershtar politik. Kam zgjedhur gjithashtu te jem etik dhe mos te perdor kurre banalitete apo epitete te shemtuara as per kundershtaret politike. Kjo eshte menyra qe kam zgjedhur sepse pervec akuzave te pabaze deri me sot, nuk kam pare apo lexuar nje fakt qe te vertetoje se kam bashkepunuar me Edi Ramen apo dike tjeter nga Rilindja. Kam zgjedhur te jem transparent dhe i hapur ne vend te makinacioneve te fshehta dhe pazareve qe jane kaq te dukshme ne arkiven e politikes shqiptare. E keni pare gjate gjjthe kesaj periudhe se kush ka qene agresiv ne media apo rrjete sociale? Se kush ka financuar takime te perditshme, regji qendrore, media dhe analiste per te perbaltur ata qe mendojne ndryshe ne nje parti politike. Mendoni se do lejonte Edi Rama qe parate te derdheshin lume nese nuk do ti interesonte e gjithe kjo tymnaje dhe sherr i panevojshem mes demokrateve? Une nuk mund te ngre gishtin dhe te akuzoj pa fakte konkrete nese dikush nga foltorja eshte bashkepunetor i Edi Rames. Por ndonjehere ajo qe thone prokuroret “ndiq parane” vlen dhe ne politike. Sidomos per politiken shqiptare. Ndiq parane, shih kush shton te ardhurat dhe shpenzon pa i justifikuar parate dhe te jeni te sigurte se rruget te cojne tek Edi Rama.

Ju ftoj te shihni cdo shpenzim tonin gjate vitit te fundit dhe do ta kuptoni se ku fshihet djalli. Dhe kete here jo ne detaje te vogla, por ne thesin e atyre qe shpenzojne dhe arketojne ne ate qe per demokratet dhe shqiptaret e thjeshte eshte regjimi i Edi Rames”, tha Alibeaj.


Top Channel

Related posts

Zelensky sot në Tiranë

Gjyla Halili

Mazhoranca, 81 deputetë/ Deputetët e PDIU bashkuan votat me PS dhe PSD në Kuvend

admin

Çka di Fjolla Morina për Ervis Martinaj?

admin

Leave a Comment