SHQIPËRI

Beteja e 14 maji/ Zyrtarizohet mes debatesh kandidati i Alibeaj për garën e Tiranës

Kryesia e Partisë Demokratike e thirrur nga kryetari Enkelejd Alibeaj ka zgjedhur kandidat për Bashkinë e Tiranës Roland Bejkon.

Bejko do garojë në zgjedhjet lokale të 14 majit me siglën e PD-së, përballë kandidatit të PS-së Erion Veliaj dhe Belind Këlliçit kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Ai ka mbajtur postin e drejtuesit politik të qarkut pas shkarkimit të Tritan Shehut dhe gjithashtu ka qenë i dyti i listës në zgjedhjet parlamentare të viti 2021, por nuk arriti të fitonte.

Votimi  për Bejkon:

Nuk morën pjesë në votim:Gazment Bardhi, Dhurata Cupi, Jorida Tabaku, Ori Nebiaj, Jonila Godole.

Votuan pro Bejkos: Fitim Zekthi, Taulanda Jupi, Kreshnik Collaku, Orjola Pampuri, Xhemal Gjunkshi, Flamur Hoxha, Gazment Koduzi, Enkelejd Alibeaj, Taulant Zeneli, Agron Kapllanaj.

Abstenim në votim:Indrit Sefa, Endri Hasa, Juela Hamati.


Top Channel

Banner

Related posts

Celibashi regjistron koalicionin “Bashkë fitojmë”, përjashton Berishën

admin

Berisha dënon sulmin me armë ndaj rojës së sigurisë në Top Channel: Një akt kriminal i shëmtuar!

admin

Vuçiq po tenton t’i bind serbët që s’është milioner – publikon pamjet të ushqimit që po ha në zyre

admin

Leave a Comment