Ajo ka qenë një nga lojrat klasike që supozohej t’i sillte njerëzit në humor të mirë.
Kështu që disa mund ta konsiderojnë stresuese teorinë e errët sipas të cilës Mario “vdes vazhdimisht e ringjallet mbi kufomën e vet”, qe zbavitja te vijoje per te gjithe.
Por në kohërat ku jetojmë gjithçka mund të marrë shpejt një kthesë drejt të keqes prandaj le të jemi të përgatitur…
Teoria e re vjen nga një ilustrim artistik i lojës Super Mario 64 në vitin 1996 që është rishfaqur së fundmi në rrjet nga përdoruesi i Twitter, ‘Supper Mario Broth’, që pretendon se është i specializuar në përmbajtje okulte të fshehura në lojën e Mario-s.
Në një postim kësaj jave përdoruesi misterioz shpërndante një foto në bardhë e zi të kërpudhës ‘1-up’ e cila shton një mundësi ‘jete’ për të luajtur.
Në sipërfaqe ajo duket si shtimi i zakonshëm i mundësive të mbijetesës për Mario-n, por poshtë nën sipërfaqe, rrënjët e kërpudhës shihen që dalin nga trupi i një “Mario” të vdekur prej kohësh, siç ndodh kur përdoruesit e lojës nuk kanë aftësi për të kaluar nivele të caktuara të saj.
Bashkë me imazhin, përdoruesi Supper Mario Broth shkruante: “Një teori e 1996 për Super Mario 64 sugjeron se kërpudhat 1-Up lindin nga trupat e Mario-ve të vdekur, duke ripërtërirë ciklin e jetës dhe vdekjes.”
Nëse teoria është e vërtetë, sa herë që “gëlltisim” një kërpudhë të tillë gjatë lojës dhe fitojmë fuqi, mund të jetë nga forca e të karaktereve të saj të mëparshëm.
Pasi dëgjoi teorinë e trazuar, një fans i Mario shkruante: “Nuk di si ta procesoj këtë informacion.”
Një tjetër shkruante: “Përsëri po më bëhen barrë informacionet e mallkimit.”
Ndërsa një i tretë tha: “Pas kësaj nuk ka kthim prapa. Tani kam ndryshuar përgjithmonë.”
Top Channel