AKTUALE

Nën përkujdesjen e Kryetarit të komunës së Kërçovës z. Fatmir Dehari Ansambli Shtetëror shfaqi koncertin solemn të radhës me rastin e jubileut „10 vjet krenari“

Me rastin e jubileut të fitores historike të Kërçovës, nën patronatin e komunës së Kërçovës z.Fatmir Dehari u shfaq koncert solemn nga Ansambli i këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV.

Pjesa e parë ishte e rezervuar për dokumentarë dedikuar historisë 10 vjeçare të Kërçovës
por dhe tërë biografisë së kryetarit Dehari! Pas ndarjes së mirënjohjeve nga Këshilli organizativ për kryetarin Ahmeti, kryetarin Dehari dhe përfaqësuesit e Diasporës u shfaq program i pasur nga artistët e ansamblit! Vallja e Kërçovës „Trashëgimtarët e Uskanës“ , „Vallja e Dibrës“ krijuan atmosferë të mrekullueshme tek spektatorët që kishin stërmbushur sallën e Pallatit të Kulturës në Kërçovë në mesin e të cilëve personalitete nga jeta politike, akademike e kulturore!

Me duartrokitje u pritën Kastriot Latifi, Jetmir Rexhepi, Zekirija Lamallari, Salajdin Miftari, Shkodran Tolaj të cilët sollën këngë të përzgjedhura nga repertori kërçovar si „Piku moll e kuqe“, „More djal I mejdanit“, „Xullufet e Ajshes“, „Cuce e Uskanës për të kulmuar me mysafirin special Kastriot Tusha i cili interpretoi bashkë me Ansamblin „Pa bashkim nuk ka fuqi“ kurse bashkë me drejtorin Shkodran Tolaj interpretuan këngën himn „Kërçovari“!

Banner

Related posts

365 mijë denarë inkasoi për rrugë deputetja e VMRO Dafina Stojanovska, edhe pse ka 4 banesa në Shkup

admin

Sefer Selimi: Liderët e Vlen shkelën premtimet e tyre për dorëheqje nëse humbasin zgjedhjet

Gjyla Halili

REISUL ULEMA NË NGUSHËLLIME TE HOXHË ENVER EF. AZIZI, IMAM NË MATEÇ

Gjyla Halili

Leave a Comment