SHOWBIZ

Iliri me Donaldin bëjnë paqe?! Balerini rrëfen pse i refuzoi ftesën e aktorit, nuk fsheh simpatinë për Romeon: Është më i bukur!

Një i ftuar i pazakontë ka “gjetur” rrugën mbrëmjen e kësaj të premte në panelin e emisionit “Më lërë të flas”, dora vetë Ilir Shaqiri. Djemtë, njëri finalist dhe tjetri fituesi i Big Brother VIP, kanë qenë konkurrent të fuqishëm duke e ndarë jo vetëm Shtëpinë por edhe gjithë shqiptarët në dy kampe: #teamDonaldi ose DonDon dhe #teamIliri, sezonin e shkuar.

Në përfundim të rrugëtimit, binjakët Veshaj erdhën me emisionin e tyre në TopChannel, “Më lërë të flas”, një program ku “folën” të gjithë konkurrentët e BBV1 përveç Ilirit.

Kjo u pa nga publiku si një krisje e marrëdhënieve mes aktorit dhe balerinit, mirëpo a është vërtet kështu? I ftuar në puntatën e parë të sezonit të ri të “Më lërë të flas”, Ilir Shaqiri – duke mos fshehur simpatinë e tij për Romeon – ka rrëfyer “arsyen” pse nuk pranoi ftesën e çunave për të shkuar në emision.

Pjesë nga biseda:

Donaldi: Nuk na përfille fare që një vit dhe më në fund vendose të vish në emision. Pse nuk erdhe sezonin e shkuar?

Ilir Shaqiri: Pse? Unë mendoj se gjërat duhen pjekur, a më kërkove të të lejoja të flisje? Ju lash ju të flisnit dhe unë ju dëgjova. Donaldin e dëgjuam, por Romeon jo, kështu që e lamë një vit të fliste.

Donaldi: Për të gjithë publikun Iliri ka një simpati për Romeon, jo mua.

Iliri: Po është më i bukur ai?

Romeo: Publiku kush mendoni se është më i bukur, unë apo Donaldi?

(*publiku e pret me ovacione përgjigjen e Ilirit)

Donaldi: Dhe të mendosh që i paguar të thonë Donaldi.


Top Channel

Banner

Related posts

Një burrë australian thyen rekord për seancën më të gjatë të sërfit

admin

Britanikja që jeton në Australi prej 11 vjetësh pret deportimin pas falimentimin të biznesit, edhe pse peticioni i mbrojtjes arrin 20,000 (fotot)

admin

Botox edhe për shpatullat? Po, TikTok ju tregon si dhe pse

admin

Leave a Comment