AKTUALE

Fatmir Dehari:10 vite nga fitorja historike,falemderit Kërçovë

Nën moton “10 vite Krenari” sonte u organizua manifestim jubilar me rastin e 10 vjetorin e Komunës së Kërçovës.

Në këtë manifestim përpos qytetarëve dhe mysafirëve të shumtë morën pjesë dhe krerët më të lartë shtetrorë,ministra,deputetet, Ish Komandanti i Brigadës 112, Mujdin Aliu, Hazbi Lika dhe Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti.

Nikoqiri i këtij manifestimi Kryetari i Komunës së Kërçovës,Fatmir Dehari në fjalën e rastit përshëndeti të pranishmit,me respekt të veçantë diasporën shqiptare e cila luan rrol të rëndësishëm ne fitoren triumfale të kësaj komune.

“U përmbyllë me sukses manifestimi jubilar kushtuar 10 vjetorit të fitores historike të Komunës së Kërçovës”, ka shkruar Dehari pas manifestimit.

Manifestimi u pasurua me pikë artistike,këngë e valle, nga Ansambli i këngëve dhe valleve shqipe.

Ja postimi i plotë:

U përmbyllë me sukses manifestimi jubilar kushtuar 10 vjetorit të fitores historike të Komunës së Kërçovës.
Në një program të pasur kulturor dhe artisitik të shoqëruar me valle dhe këngë popullore u shënua 10 vjetori i fitores historike të 24 marsit të vitit 2013!

Ju faleminderit për përkrahjen, përkushtimin dhe prezencën Kërçova ime e dashur🙏

Related posts

Mexhiti: Me ligjin e BDI-së, kazino mund të ketë edhe në oborr të shkollave!

Gjyla Halili

Lideri Ahmeti sonte takim me popullin në Kumanovë

Gjyla Halili

“PD është një dhe vetëm një”, Berisha: Do jenë të mjerë ata që do vazhdojnë betejën

admin

Leave a Comment