SHOWBIZ

Adriatik Lapaj në “Më Lër të Flas”: Shqiptarët nëpër botë kanë kapur ritmin e tyre që kanë stërgjyshin në ato vende

I ftuar në emisionin “Më lër të flas”, avokati Adriatik Lamaj, u shpreh se shqiptarët ikin sepse këtu nuk u jepet mundësia për të punuar, ku të ardhurat sipas tij janë shumë të ulta.

“Janë krijuar disa shprehje “nuk bëhet Shqipëria nga shqiptarët”; “popull dele”, këto janë histori jo të vërteta. Nuk ka punëtorë më shumë se shqiptarët nëpër botë, dhe këtë e vërteton historia”, tha avokati.

“Shqiptarët nëpër botë, kanë kapur ritmin e atyre që kanë gjyshin e stërgjyshin në ato vende. Ia kanë dalë. Ata shqiptarë që këtu nuk kishin mundësi e gjejnë jashtë, Sepse këtu sistemi është marrë peng”, shtoi ai.

Nga ana tjetër ministrja Bora Muzhaqi tha se shqiptarët nuk ikin vetëm për të ardhura.

“Është shumë e vështirë të lësh vendin tënd prindërit, unë kam ikur vetë nga vendi im në 2007, dhe pas shumë vitesh kam vendosur të kthehem. Të ikësh nuk është detyrimisht diçka e keqe. Ka edhe raste që ikin për të rritur aftësitë tona. Nga të gjithë statistikat që ne kemi, pjesa e arsimit është kryesore sepse po të shohim pjesa më e madhe që largohen janë ata që ikin për shkollë“, u shpreh ministrja.


Top Channel

Related posts

Ftesë në 5 /“Kristi bën si filozof”, Gala Dragot flet për lojën e vëllait të saj në BBV

admin

“Nuk dua të jem kjo që isha”, Selena Gomez shprehet e penduar për rolin e saj si aktore!

admin

Getinjo dhe Vivien nuk fshihen më, postojnë fotografi së bashku

admin

Leave a Comment