SHQIPËRI

Xhaçka pret në takim sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së: Bashkohemi me qëndrimin e Schmid për agresionin rus në Ukrainë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka priti këtë të premte në takim Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së, Helga Schmid.

Agresioni në Ukrainë ishte një nga temat kryesore të bisedës tonë, tha ministrja Xhaçka.

“Konfirmuam edhe një herë qëndrimin e Shqipërisë ndaj agresionit të paligjshëm të Rusisë kundër Ukrainës. Bashkohemi plotësisht me qëndrimin e vendosur dhe parimor të Sekretares së Përgjithshme Schmid, në lidhje me këtë agresion.

Ndamë pikëpamjen e përbashkët se sot më shumë se kurrë, OSBE nevojitet në Ukrainë. Në këtë kontekst, i jemi bashkuar edhe Programit të Mbështetjes së OSBE-së për Ukrainën sepse ajo që ndodh në Ukrainë, ka pasur implikimet e saj në të tre dimensionet e Organizatës.

Shqipëria siç e dini ka luajtur një rol të rëndësishëm diplomatik në Këshillin e Sigurimit dhe kudo që ka pasur një zë, për të mbështetur Ukrainën e për të izoluar Rusinë. Por një nga drejtimet ku ne jemi investuar më shumë ka qenë ai i llogaridhënies dhe drejtësisë për krimet e luftës të Rusisë në Ukrainë.

Ne jemi anëtarë aktivë të grupit të Miqve për Llogaridhënie në Ukrainë, dhe kemi mbështetur e financuar ‘Mekanizmin e OSBE-së për Moskën’, si instrument i rëndësishëm në dokumentimin e provave, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në të ardhmen”.

Schmid, në fjalën e saj, vlerësoi rolin e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e OKB-së.

“Më ka bërë përshtypje roli i Shqipërisë për arritjet tuaja në fushën e politikës së jashtme, gjithashtu dhe si anëtare jo e përhershme e OKB-së”.


Top Channel

Banner

Related posts

​The U.S. Sun: Shqipëria, vendpushimi më i pazakontë në Evropë

admin

Një biznesmen me duar në xhepa, që fiton 700 mijë euro në vit

admin

Asfaltohet rruga e re në Farkë/ Veliaj: Lidh Unazën e Madhe me tregun e ri Agroushqimor, u shërben 2000 familjeve të zonës

admin

Leave a Comment