SHQIPËRI

“Artisti i botës së politikës”, The Guardian për Ramën: Përzien bojërat me politikën!

Edi Rama këtë javë ka një agjendë të ngjeshur: Nga njëra anë debutimi me ekspozitën si piktor në Greqi, nga ana tjetër ndalesa sot në Londër e bën kryeministrin e parë shqiptar që viziton 10 Downing Street.

Një shef qeverie artist, të tillë nuk gjen shpesh dhe vëmendjes së mediave ndërkombëtare, kjo nuk kishte sesi i shpëtonte. Prestigjiozja The Guardian e quan “artisti I botës së politikëN” që përzien bojërat me këtë të fundit.

“Kur kryeministri i Shqipërisë Edi Rama bën vizatime në zyrën e tij, përdor plotësisht atë që ai e quan shpirti i tij artistik. Vizatimi mbi fletë letre A4, në fleta të përdorura më parë, shënime apo letra protokollare, jo vetëm që i vjen natyrshëm por gjithashtu e ndihmon ta mbajë të përqendruar ndërsa diskuton çështje shtetërore.

Është një stil unik pune, thuhet në shkrimin e Helena Smith, i prezantuar në Athinë këtë javë ku ekspozita e tij e parë në Greqi, e titulluar ”Improvizimet”, u hap në Zappeion Megaro nga ministri i Jashtëm grek dhe ku ishte i pranishëm edhe homologu i tij grek, Kyriakos Mitsotakis.

“Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të punoja në një zyrë dhe jo në një atelie, por arti më ndoqi ndërsa vazhdoja të bëja vizatime gjatë takimeve të mia”, shton ai.

Edhe një herë, The Guardian kujton atë për të cilën Rama u lakua gjerësisht jashtë kufijve vite më parë, lyerjen e fasadave të ndërtesave të rrënuara me ngjyra të ndezura, kur ishte kryebashkiaku i Tiranës e thotë se ka të ngjarë, që vizita e tij në Londër të përcjellë të njëjtën frymë kundërthënëse e jokonvencionale. Vetë shefi I ekzekutivit rrëfeu për median e njohur se do të flasë vetëm gjuhën e së vërtetës.

“Ajo që kemi parë dhe dëgjuar në Britaninë e Madhe ka qenë një turp, ky veçim nga një komunitet dhe krahasimi i të gjithë shqiptarëve si kriminelë”, ishte komenti I tij. Shpresat, siç thekson The Guardian, janë që pikërisht stili unik i Ramës ta çojë fokusin tek politika reale në një kohë kur lidhjet anglo-shqiptare janë lënë në hije nga kalimet me anije, trafikimi i qenieve njerëzore dhe krimi i organizuar, teksa I vetë e bëri të qartë se rëndësinë kyçe që ka “çmontimi i stereotipive”.


Top Channel

Related posts

Rritja e pagave për FA, Rama: Do të jemi në mesataren e lartë të NATO-s brenda pak vitesh

admin

Pamje nga droni: Momenti i ndërhyrjes së një mijë policëve në kampin e muxhahedinëve

admin

Rriten pagat e administratës, Ibrahimaj: Sapo të mbarojë reforma e pagave, në synim ajo e pensioneve

admin

Leave a Comment