Për herë të parë ndonjëherë, Cirku Piccadilly i Londrës është ndriçuar me dritat e Ramazanit për të mirëpritur muajin e shenjtë islamik të agjërimit.
Fjalët “Gëzuar Ramazanin” ndriçuan rrugët, me instalacionin që mbante mijëra drita.
Koncepti është kuruar nga Ramadan Lights UK, një organizatë jofitimprurëse e cila synon të përhapë ndërgjegjësimin për muajin e agjërimit.
“Ky koncept i kuruar me kujdes përshkruan fazat e hënës gjatë gjithë muajit të bekuar, duke sjellë dritën e Ramazanit në rrugët e Londrës”, tha Ramadan Lights UK në një postim në Instagram.
Nisma, e udhëhequr nga themeluesja Aisha Desai, filloi tre vjet më parë.
“Këtë vit, jam shumë krenare që dritat tona janë vendosur në një nga rrugët më të famshme të Londrës – Coventry Street, rruga që bashkon Piccadilly Circus me Leicester Square”, tha Desai.
Bashkë me të ishte edhe kryebashkiaku Sadiq Khan ishte i pranishëm për të shënuar këtë rast, pasi shumë u mblodhën për të festuar momentin historik të martën. Sadiq Khan tha se ishte një “nder për t’i ndezur ato”.
“Londra është tani qyteti i parë i madh në Evropë që pret një shfaqje spektakolare të dritës për të shënuar Ramazanin. Është një simbol i vërtetë se si kryeqyteti ynë feston diversitetin tonë,” shkroi kryebashkiaku në Twitter.
London is now the first major city in Europe to host a spectacular light display to mark Ramadan. It’s a true symbol of how our capital celebrates our diversity. pic.twitter.com/w2YZMHMW8T
— Mayor of London, Sadiq Khan (@MayorofLondon) March 21, 2023
Ramazani shënohet nga shumë muslimanë në mbarë botën ndërsa njerëzit përgatiten për të festuar muajin duke agjëruar nga agimi deri në perëndim të diellit. Këtë vit, Ramazani pritet të fillojë më 23 mars dhe të përfundojë më 21 prill – në varësi të shikimit të hënës.
Muslimanët agjërojnë pasi besohet se është një nga pesë shtyllat e besimit në Islam – këto janë praktika që muslimanët këshillohen t’i ndjekin. Muaji fokusohet në vetëpërmbajtjen, bamirësinë, vëmendjen dhe adhurimin.
Top Channel