AKTUALE

I punësuari në komunë i ka copëtuar gomat kryetarit të Shtipit – e ka kërcënuar me muaj të tërë

Mbrëmjen e djeshme, një orë e gjysmë para mesnate, kryetari i komunës së Shtipit, Ivan Jordanov, ka raportuar se ka marrë kërcënime të vazhdueshme në disa raste. Kjo ka zgjatur për muaj të tërë dhe dje ka konstatuar se automjetit të tij i janë shpuar gomat. Ai ka raportuar se krimin e ka kryer një punonjës i Komunës.

“Kryetari i Komunës së Shtipit ka raportuar se J. M. nga Shtipi, punëtor i Komunës së Shtipit, gjatë muajve të fundit disa herë e ka kërcënuar. Sipas raportit, gomat e automjetit zyrtar të përdorur nga kryetari i komunës nga J. M. janë prerë”, tha MPB.

Rasti është duke u zbardhur.

Banner

Related posts

Abdul-Selam Selami: Gjithnjë më afër Bashkimit Evropian

admin

Kështu do të jetë moti gjatë ditës në Maqedoni

Gjyla Halili

Të hënën do të dihet nëse do të shtrenjtohet polica për sigurimin e detyrueshëm të automjeteve

Gjyla Halili

Leave a Comment