SHOWBIZ

“Kryqëzimi” pas komentit për fëmijët jetimë, Dea e përlotur: Ndjej përgjegjësi për fjalët…

Konkurrentja e Big Brother VIP, Dea ka kërkuar falje publike për një çështje të ndodhur para disa muajsh, ku postuar një video në Instagram teksa ka pyetur se si fëmijët jetim vizatojnë shtëpinë e tyre.

Për një periudhë të gjatë kohore, ajo video u bë virale dhe të gjithë kanë reaguar kundër saj.

Për këtë rast, Dea ka kërkuar falje edhe më parë dhe ka vendosur ta bëjë përsëri brenda shtëpisë përpara banorëve dhe të gjithë publikut, ku është shprehur se nuk ka pasur atë qëllim.

“Unë jam njeri që shpesh vë kamerën para dhe flas për tema të ndryshme sociale, në një prej videove që kam postuar kam folur për fëmijët jetime që janë rritur pa prindër. Unë kur kam mërzi ose stres, kam një ngërç emocional që nga serioziteti emocional më kthehet në të qeshur. Është dukur sikur unë jam tallur me fëmijët që janë rritur pa prindër dhe portalet e kanë marrë dhe e kanë prerë dhe për një kohë të gjatë është përfolur, dhe e kam vuajtur shumë, gjëja e fundit është të bëjë dikë të ndihet keq, kam kërkuar falje , pro s’e kam ndjerë që është pranuar. Ndjej përgjegjësi për fjalët që kam thënë. Ndoshta kjo është një platforma që mund të kërkoj sërish falje. Arsyeja më e madhe që kam hyrë këtu është që të rikuperoj këtë gabim që kam bërë dhe t’i kërkoj ndjesë të gjithë njerëzve që i kam lënduar me fjalët e mia”, tha Dea mes lotëve.


Top Channel

Related posts

Suedia fiton “Eurovisionin 2023”

admin

Një anëtare jurie që bullizon konkurrentët, Katy Perry përballet me akuza

admin

“Big Brother VIP Shkodra 2/ Nis sot premiera e komedisë, pritet të thyejë rekorde në sallën e teatrit “Migjeni”

admin

Leave a Comment