SHQIPËRI

Dendias në ekspozitën e Ramës në Athinë: Shqipëria, i vetmi vend veç Qipros që mbajti zi për viktimat e aksidentit tragjik

Kryeministri Edi Rama ka çelur në Athinë ekspozitën e tij personale.

Janë 33 punime pikture të krijuara vitet e fundit, 15 prej të cilave punime të vitit 2023 si dhe disa punime porcelani.

Ekspozita u inaugurua prej ministrit të jashtëm grek Nikos Dendias, i cili vlerësoi Edi Ramën si artist, por edhe si politikan.

Dendias falënderoi kryeministrin shqiptar për vendimin e tij për shpalljen e  6 marsit ditë zie kombëtare, në kujtim të viktimave të aksidentit hekurudhor të Tempit, ku humbën jetën 57 vetë, mes tyre edhe 6 shtetas me orgjinë shqiptare.

Shqipëria tha Dendias, ishte vendi i vetëm në botë veç Qipros, cili mbajti zi për viktimat e atij aksidenti aq tragjik.

“Ju jemi mirënjohës që u gjendët pranë nesh në ato momente aq të vështira për kombin tonë”, tha ai.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis  mbërriti në ekspozitë mbas çeljes së saj për shkak të agjendës tepër të ngarkuar.

Vizita e zotit Rama vijon me një darkë pune me kryeministrin Mitsotakis në selinë qeveritare “Maksim”, ku delegacionet e dy vendeve do të kenë bisedime dypalëshe lidhur me temat e hapura në  marrëdhëniet dypalëshe.

Duket se pala shqiptare i jep një rëndësi të veçantë diplomacisë ekonomike, ndaj dhe zoti Rama ka marrë në delegacion ministren e Financave, Delina Ibrahimaj, ndërsa të martën do të mbahet edhe forumi ekonomik ku do jenë të përfaqësuara kompani të mëdha që veprojnë në të dyja vendet.


Top Channel

Related posts

Vdes personi më i moshuari në Maqedoni

admin

Rama për raportet Kosovë-Serbi: Më të mirat se që kanë qenë ndonjëherë

admin

Vijon “lufta” ndaj TikTok-ut, BE pritet ta merr një vendim të rëndësishëm

admin

Leave a Comment