SHOWBIZ

Courteney Cox thotë se ‘nuk mban mend’ të ketë xhiruar serialin ‘Friends’ (fotot)

Nëse ju jeni një nga shumë dashamirësit e serialit të njohur amerikan ‘Friends’, me shuma gjasa mbani mend më shumë nga komedia sesa aktorja Courteney Cox e cila ka luajtur një nga rolet kryesore.

Në një intervistë të kohëve të fundit me revistën ‘Today’, 57-vjecarja tha se thuajse nuk mban mend fare që luajtur në setin e filmit, edhe pse xhirimet e tij kanë zgjatur një dekadë.

Cox, e cila ka luajtur rolin e Monica Geller, thotë se ka kujtesë aq të keqe sa që i duhet të përgatitej në realizimin e një filmi “të ribashkimit të Friends” i cili u shfaq në televizionet amerikane në maj 2021. “M’u desh të shihja nja 10 episode sepse kur bënë ribashkimin, unë thoja me vete ‘nuk e mbaj mend fare që kam qenë këtu,’” thotë ajo. “Nuk e mbaj mend që kisha luajtur ka shumë episode.”

Aktorja shton më tej mbi kujdesën e saj të keqe: “E shikoj nganjëherë në TV dhe ndaloj e habitur, ‘Oh Zot, këtë nuk e mbaj mend fare ta kem bërë,’” thotë ajo. Por megjithatë shton se ka kujtime me kolegët e saj aktore të serialit që nuk do t’i harrojë kurrë.

Para se filmi ‘Friends’ të bëhej i famshëm, regjizori Jim Burrows i dha asaj dhe kolegëve aktorë $500 dollarë secilit gjatë një udhëtimi në Las Vegas. “Kjo do të jetë hera e fundit që ju të gjashtë hyni në një kazino”, tha ai.

Cox duket se nuk është e vetmja nga aktorët që nuk kujton kohën e tyre në setin e filmit.

Edhe kolegu i saj David Schwimmer (në rolin e Ross Gellar) ka thënë se nuk mban mend asgjë nga episodi “The One with Ball” siç ka thënë dhe aktorja Lisa Kudrow — e cila ka luajtur Phoebe Buffay teksa ka thënë se nuk i ka parë të gjitha episodet.