SHQIPËRI

Cilët janë kandidatët për 14 maj? Alibeaj: Procesi është në vazhdim, Kryesia merr një vendim final

Kryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet e 14 majit është në vazhdim, ndërsa Kryesia merr një vendim final.

Alibeaj: Procesi është në vazhdim. Aty ku je ulur, ishte Bejko, i deleguari i PD për Gjirokastrën, ky proces siç është parashikuar me vendimin e kryesisë bazohet në statutin e kryesisë, do ishte propozimi sipas primareve këtu e dy vite më parë të kandidatëve që dolën nga procesi i primareve dhe vijon sipas një trajektoreve nga degët deri tek kryesia. Është një proces që vijon, ka një vendim të kryesisë që e ka përcaktuar qartë, që ka përcaktuar pozicionin e partisë që do të marrë pjesë në zgjedhje.

A ka përplasje mes teje dhe Bardhit?

Alibeaj: Unë dhe kushdo tjetër ka një detyrim të respektojë vendimet e kryesisë, ka qenë në vijim se ç’ka qenë qëndrimi ynë në një kohë të gjatë që nëse ka kandidatë që janë identifikuar nga procesi i primareve nga grupi i Rithemelimit dhe duan të jenë në këtë logo, kjo është ajo që është thënë, nuk ka divergjencë, ky proces do vijojë të diskutohet në mbledhjen e kryesisë. Kryesia merr një vendim final.

Alibeaj mblodhi Kryesinë dhe Grupin Parlamentar këtë pasdite, pa humbur kohë për përgatitjet e 14 majit, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e regjistroi në zgjedhjet vendore 2023.

Në fokus të kësaj mbledhje ishin diskutimet për zgjedhjen e kandidatëve për garën elektorale.


Top Channel

Related posts

E gjithë familja në taekwondo/ Veliaj në eventin e veçantë sportiv: Investimi në sport, një nga vendimet më të mira që kemi marrë

admin

Trafikoi një të mitur dhe e detyroi të lypte për 1 vit, ky është shqiptari i arrestuar në Greqi

admin

Do rriten pagat dhe pensionet! Qeveria miraton të premten vendimin për “reformën historike”

admin

Leave a Comment