SHQIPËRI

Takimi Kurti-Vuçiç në Ohër, Rama: Le të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje

Kryeministri Edi Rama ka komentuar takimin maratonë të mbajtur në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

“Le të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje sonte”, tha Rama përmes një postimi në Twitter, ndërsa theksoi se shpreson që marrëveshja e rënë dakord por e pa nënshkruar të mos jetë një tjetër dredhi ballkanike.

Kreu i qeverisë e quajti një arritje historike që do të shpallte një pranverë të shumëpritur në marrëdhëniet mes dy kombeve më të mëdha të Ballkanit.

“Le të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje sonte dhe që marrëveshja e rënë dakord por e pa nënshkruar të mos jetë një tjetër dredhi ballkanike! Përndryshe kjo do të ishte një arritje historike që do të shpallte një pranverë të shumëpritur në marrëdhëniet mes dy kombeve më të mëdha të Ballkanit. Dhe le t’i urojmë sinqerisht katër protagonistët e tryezës së sotme të Ohrit, duke uruar që së shpejti marrëveshja e nënshkruar të kthehet në një realitet të ri të pakthyeshëm mes Kosovës dhe Serbisë, shqiptarëve dhe serbëve, Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian”, ka shkruar Rama në Twitter.

 


Top Channel

Related posts

Identifikohet autori i vrasjes në Kavajë- Policia 10 mijë euro shpërblim për “kokën” e Habib Rexhës

admin

Gruaja iu dënua me burg, Marku: E prita 12 vjet, kemi 3 fëmijë, i fundit është i policit

admin

Beogradi pretendon se policia e Kosovës ky hyrë sërish në territor të Serbisë

admin

Leave a Comment