AKTUALE

Artan Grubi: I qëndruam Kosovës pranë, përshëndes Marrëveshjen e Ohrit midis Kosovës dhe Serbisë

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një postimi në faqen e tij në Facebook ka përshendetur progresin e arritur në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër.

Ai ka potencuar se ashtu siç kishin premtuar kanë qëndruar pranë Kosovës gjatë këtij procesi krucial për shtetësinë e saj, duke potencuar se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka qëndruar që në orët e para të mëngjesit në mbështetje të Kryeministrit Kurti dhe marrëveshjes historike mes palëve.

”Përshëndes progresin e arritur në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë sot në Ohër, përafrimin e qëndrimeve mes palëve me dakordësi mbi marrëveshjen si asnjëherë më parë me qëllim të zbatimit të normalizimit të marrëdhënieve mes tyre përmes njohjes së ndërsjelltë.Sot kryetari Ali Ahmeti ka qëndruar në Ohër që nga orët e para të mëngjesit, duke dëshmuar se i qëndrojmë gjithmonë në mbështetje Kosovës dhe rrumbullakësimit të plotë të shtetësisë së saj. Mirënjohje për ndërmjetësimin e drejtë dhe krucial të përfaqësuesve të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për stabilitetin dhe ardhmërinë europiane të rajonit” – ka shkruar Grubi.

Banner

Related posts

Arjanit Hoxha: “VLEN është vënë në gjah pas deputetëve turq, ndërsa neve na akuzonin se kemi marrë vota të turqve”

Gjyla Halili

Kujdesi i dhëmbëve te fëmijët parashkollorë

admin

Diaspora solli 325 milionë euro

admin

Leave a Comment