SHOWBIZ

Shkenca zbulon përse qentë anojnë kokën kur ‘komunikojnë’ me njerëzit (fotot)

Një studim i ri shkencor pretendon se ka zbuluar arsyet përse qentë kthejnë në njërën anë kokën e tyre të adhurueshme, zakonisht kur janë me njerëzit.

Shumë pronarë qensh thonë se gjesti është nga pamjet më të adhurueshme të kafshëve të tyre, madje një seri videosh zbavitëse mund të gjenden në rrjetin YouTube me pamje apo tinguj që nxisin këtë sjellje.

Prandaj studiuesi shoqërisë së kafshëve “Family Dog Project”, Andrea Sommese thotë se drejtoi

Një grup studiuesish të zbulonin arsyet përse qentë e bëjnë këtë.

Në studimet e tyre shkencëtarët kërkonin të testonin nëse qentë, ashtu si shumë kafshë të tjera vertebrore si (si peshqit, zvarranikët, zogjtë e gjitarët), përpunonin informacionin e shqisave të tyre në mënyrë asimetrike, pra me njërën apo tjetrën anë të trurit.

Nga një total prej 40 qensh në studim – 33 qen ‘normalë’ familjeje dhe shtatë më inteligjentë  u studiuan në mësimin e emrave të objekteve që urdhëroheshin të kapnin.

Në testim studiuesit u përpoqën të kuptonin nëse animi i kokës te qentë kishte të bënte me  përpunimin e stimujve auditivë.

“Qentë që tregonin një preferencë për të anuar kokën në një anë duket se perceptojnë informacionet në mënyrë asimetrike (sipas ‘Wells et al. 2018’),” thuhet në studim. “Ose ndryshe, mungesa e kësaj tendence tregon se animi i kokës është një sjellje e zakonshme, e qëllimshme e kësaj specieje për të kërkuar vëmendjen e njeriut”.

Por a ishin korrekte dy teoritë?

Në fakt studimi tregonte se qentë më inteligjentë kryenin gjestin e animit të kokës më shumë se të tjerët, dhe se ishin të aftë të mësonin emrat e 10 lodrave të ndryshme në rreth 3 muaj kohë. Në po këto 3 muaj 33 qen me inteligjencë ‘normale’ nuk arrinin të mësonin emrin e lodrës, por gjatë testimeve në kohë të ndryshme të gjithë ata kryenin animin e kokës”.

Studimi i grupit ‘Animal Cognition’ tregon se kur qenve më inteligjentë u kërkohej një lodër me emrin e saj ata bënin animin e kokës në 43 përqind të rasteve, në krahasim me 2% te qentë normalë.

“Kjo tregon se gjesti kryhet nga qentë në situata kur ata dëgjojnë diçka që e konsiderojnë të rëndësishme”, thuhet në studim.

“Duket se sjellja është e lidhur me perceptimin auditiv dhe ndoshta kryhet kur kafsha kërkon të dëgjojë më mirë, ose nuk kuptojnë mirë, thuajse siç e bëjnë dhe njerëzit”.

Studimi përfundonte duke thënë se në të ardhmen shpresohej të kërkohej për sjelljen edhe në kontekste të tjera apo në lidhje me tinguj të tjerë.