SHQIPËRI

Ndërtimi i 3 stadiumeve të reja në Durrës, Vlorë dhe Korçë, Rama: Janë shpallur 9 studiot arkitekturore finaliste

Kryeministri, Edi Rama e ka nisur ditën me lajmin se është përmbyllur me sukses faza e parë e garës ndërkombëtare për ndërtimin e 3 stadiumeve në Durrës, Vlorë dhe Korçë.

Rama shkruan se mes 41 studiove aplikuese me prestigj të lartë, nëntë prej tyre janë shpallur finalistë dhe do të konkurrojnë në tre garat e fillimit të muajit maj në qytetet e Durrësit, Vlorës dhe Korçës.

“Mirmëngjes, dhe me kënaqësinë e përmbylljes me sukses të fazës së parë të garës ndërkombëtare për 3 stadiumet e reja në Durrës, Vlorë, Korçë, ku nga 86 aplikimet e 41 studiove (studiot kanë aplikuar sipas dëshirës për 1, 2 apo 3 finale), mes të cilave një pjesë e konsiderueshme me prestigj të lartë në skenën bashkëkohore të arkitekturës, kanë dalë nëntë finalistët që do të konkurojnë në tre garat e fillim-majit në qytetet respektive, ju uroj një fundjavë të mbarë”- shkruan Rama.


Top Channel

Banner

Related posts

Ky është 29-vjeçari i arrestuar nga Policia e Kosovës për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës

admin

Ndahen paratë për partitë/ Shumicën e merr PS. Në PD, paratë i merr grupi i Alibeajt

admin

Arrestohet 34-vjeçari në Vlorë, theri me thikë një 64-vjeçar

admin

Leave a Comment