AKTUALE

Një tjetër kryebashkiak i PS në telashe/ Artur Bushi 90 minuta në Prokurorinë e Posaçme, pyetet nga hetuesit e BKH për një…

Telashe për një tjetër kryebashkiak të PS. Kryetari i Bashkisë së Krujës Artur Bushi është thirrur sot nga SPAK, ku ka qëndruar për rreth 90 minuta.

Bushi ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme i thirrur nga SPAK për t’u pyetur për një ndërtim pa leje. Ai është marrë në pyetje nga hetuesit e BKH-së.

“Artur Bushi ka refuzuar të flasë për motive e thirrjes së tij nga Prokuroria e Posaçme. Por mësohet se ndaj ti ka dy kallëzime të regjistruara. Ditën e sotme është pyetur për një ndërtim pa leje të ndërtuar në qytetin e Krujës nga një subjekt. Bëhet fjalë për subjektin me iniciale M.H., i cili ka ndërtuar një objekt pa marrë leje nga autoritetet dhe më pas IKMT i ka vendosur një gjobë, ndërsa subjekti ka denoncuar më pas IKMT dhe kryetarin e Bashkisë Artur Bushi për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Për këtë çështje Bushi ka dhënë shpjegime. SPAK po heton dhe për një procedim penal për akuzat e shkeljes së barazisë në tendera, por nuk dihet nëse për këtë procedim Bushi do të merret në pyetje”, raportoi gazetarja Lala.

 

Artur Bushi është një emër i përfolur dhe i akuzuar shpesh nga opozita për të kaluarën e tij.

 

Vetëm një ditë më parë u arrestua me urdhër të SPAK kryetari i bashkisë së Bulqizës Lefter Alla si dhe disa zyrtarë të tjerë të kësaj bashkie, përfshirë nënkryetaren për abuzim me tenderin e rrjetit të ujësjellësit.

Related posts

Bdi: Afrim Gashi – zëdhënës i Mickoskit dhe simbol i nënshtrimit

Gjyla Halili

Ali Ahmeti: Lidhja e Prizrenit, themeli i vetëdijes sonë kombëtare

Gjyla Halili

“Pal Qarraj Gazetari, promovuesi i traditës, organizatori, regjizori dhe tekstshkruesi i njohur nga Malësia e Madhe”

Gjyla Halili

Leave a Comment