AKTUALE

Mark Gjonaj:Serbia nuk mund ta sundojë Kosovën

Banner

Dhjetëra shqiptaro-amerikanë nën udhëheqjen e aktivistëve të shquar të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Mark Gjonaj, Gani Shehu, Gjek Gjonlekaj, Ilir Bytyçi, Xhek Kukaj, Shefki Nexhuani, Xheladin Zeneli, Ukë Lushi etj, protestuan para përfaqësisë diplomatike të Bashkimit Europian në Manhattan dhe kërkuan që të mos nënshkruhet “Asociacioni” sipas interesave të Serbisë. Shqiptaro-Amerikanët bënë thirrje që populli shqiptar i Kosovës të mos mbetet peng i negociatave të marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës e Serbisë por BE të veprojë sa më shpejt në arritjen e njohjes reciproke mes Kosovës e Serbisë. Tubuesit kërkuan që bashkësia ndërkombëtare të kërkojë dënimin e Serbisë për krimet dhe gjenocidin e serbëve në Kosovë. Ata i bënë thirrje dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të mbështesin dhe mbrojnë interesin e drejtë të shqiptarëve të Kosovës në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë. Tubuesit në fjalën e tyre deklaruan se kjo është një protestë për popullin e Kosovës, shtetin e Kosovës, pavarësinë, sovranitetin, dinjitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Banner

Related posts

Ali Ahmeti takon kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi pas protestës së organizuar nga veteranët e UÇK-së

Gjyla Halili

Arrestohet sigurimi i Mickoskit! Dërgohet në Burgun e Shutkës

Gjyla Halili

Filantropi Lazim Destani telegram ngushëllimi familjes Nimani

admin

Leave a Comment