AKTUALE

Abdul-Selam Selami: Gjithnjë më afër Bashkimit Evropian

Zv. Drejtori i Drejtorisë së të ardhurave Publike, Abdul-Selam Selami, ka konfirmuar se kjo drejtori, ka lidhur marrëveshje me UNDP-në, organizatë prestigjioze e OKB-së.

Marrëveshja ka për qëllim përforcimin e kapaciteteve në luftën kundër evazionit fiskal dhe mashtrimet tatimore, ka deklaruar Selami.

Postimi i tij në rrjetin social:

Drejtoria e të Ardhurave Publike sot lidhi edhe një bashkëpunim serioz, dhe atë me UNDP, me qëllim të përforcimit të kapaciteteve në luftën kundër evazionit fiskal dhe mashtrimet tatimore. Memorandumin e këtij bashkëpunimi e nënshkruan drejtoresha Sanja Llukarevska dhe përfaqësuesi i përhershëm i UNDP Armen Grigorjan, duke premtuar se bashkëpunimi mes dy institucioneve do të vazhdojë edhe në sferat tjera.
Më gëzon fakti që Drejtoria e të Ardhurave Publike edhe më shumë po i përmbush kushtet në kuadër të ingerencave që ka, si kusht për integrim dhe anëtarsim të vendit në Unionin Europian!

Banner

Related posts

Mblidhen dy mijë firma kundër shkarkimit të Meidanit, nismëtari i peticionit për TCH: I kemi dorëzuar në MPEJ, largimi i tij, goditje e rëndë për studentët

Gjyla Halili

Përplasjet për Ligjin e Përfaqësimit, Bexheti: Nuk pranojmë cenimin e të drejtave të shqiptarëve

Gjyla Halili

Shqiptarët në Miçigen si asnjëherë më parë në përkrahje të kandidaturës për Kongres të z. Robert Lulgjuraj

Gjyla Halili

Leave a Comment