SHQIPËRI

Sefa në KAS: Autorizimi i Bashës na jep tagër për kërkesën për regjsitrim në zgjedhjet e 14 majit

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike të Alibeajt, Indrit Sefa ka parashtruar në Komisionin e Komisionin e Ankimimeve edhe Sanksioneve argumentet ligjorë, përmes së cilave kërkon rrëzimin e vendimit të KQZ, për mos regjistrimin në zgjedhje.

Sefa tha se autorizimi i lënë nga Lulzim Basha para se të jepte dorëheqjen, iu jep atyre të drejtën që të bëjnë kërkesën për regjistrim në zgjedhje.

“Sipas interpretimit të komisionerit, pretendon se nuk është mjaftueshëm i qartë autorizimi sa i përket datës specifike të zgjedhjeve. Ngatërron dy lloj e autorizimeve, i posaçëm dhe i përgjithshëm. I posaçëm është për një veprim konkret, në këtë rast kemi të bëjmë me autorizim të përgjithshëm. I ka të gjitha tagrat. Kjo nuk duhet të kishte përbërë arsye për të refuzuar regjistrimin e PD-së. Autorizimi i pretenduar si jomjaftueshëm qartë, i referohet zgjedhjeve vendore 2023 sipas datës që do caktonte presidenti i republikës. Ai autorizim vlen për çfarëdolloj date. Autorizimi i jep tagra të përfaqësuesve për të bërë të gjitha kërkesat për regjistrimin e PD pranë KQZ”, tha Sefa në KAS.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të vendosë sot nëse PD do të regjistrohet në zgjedhje apo jo, pas ankimimit të Berishës dhe PD-së së Alibeajt.


Top Channel

Related posts

Scholz planifikon t’i telefonojë Vladimir Putinit për t’ia paraqitur një kërkesë

admin

Hetimet e SPAK për inceneratorët/ Manjani: Janë ngritur akuza absurde për të futur njerëz në burg

admin

Vrau 10 persona në shkollë, mesazhi tronditës i 13-vjeçarit serb

admin

Leave a Comment