AKTUALE

Mariçiq: Do të formohet grupi i ekspertëve për ndryshimet kushtetuese, ta shfrytëzojmë momentin politik për eurointegrimet

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq në brifingun me gazetarët në Bruksel porositi se shteti nuk duhet ta lëshojë momentin politik që e ka këtë vit në procesin inkuadrues, duke paralajmëruar në të njëjtën kohë se do të formohet grup ekspertësh i cili do të formojë amendamentet  për ndryshimet kushtetuese.

Siç lajmëroi raportuesja e MIA-s nga Brukseli, Mariçiq paralajmëroi se do të ftojnë disa ekspertë të shquar  me të drejtë kushtetuese, por, siç tha, dera do të mbetet e hapur edhe për të gjitha partitë politike të cilat do të ftohen të nominojnë përfaqësues të tyre me qëllim që të formulohen  amendamentet kushtetuese.

Më pas ai pret një debat më të gjerë shoqëror para se të hyjnë në Kuvend amendamentet kushtetuese, në të cilin do të diskutohen vetë amendamentet, por siç tha ai do të ndihet edhe impulsi i qytetarëve.

Mariçiq përkujtoi se prej kur është pranuar propozimi francez, qëndrimi ishte se ai obligim nuk del  jashtë konceptit të Kushtetutës sonë, as siç tha, shkel ndonjë nga parimet bazë në aktin më të lartë juridik me futjen e disa bashkësive ndër të cilat edhe bullgarët, nuk e ndryshon karakterin e shtetit tonë, as ajo që është konfirmuar  me amendamentet kushtetuese nga viti 2021.

Ai është i vendosur që ne nuk kemi mundësi të rinegociojmë kushtet me të cilat do të anëtarësohemi në BE. Aty thuhet se Korniza Negociative është miratuar dhe nuk do të jetë më objekt diskutimi. Ai vlerëson se aktorë të caktuar politikë po japin shpresa të rreme, veçanërisht, siç tha ai, nga partia më e madhe opozitare, se është e mundur të rinegociohet propozimi francez dhe të arrihen kushte më të mira në të cilat ata do të anëtarësohen në BE.

Ai thotë se është e pamundur edhe madje të niset nga ajo rrugë dhe siç thotë ai, mund të nënkuptojë edhe një cikël prej dhjetë, pesëmbëdhjetë vite.

Në këtë mendim zëvendëskryeministri theksoi se edhe pse  nuk është ideale kjo është kompromis që na  mundëson  nga njëra anë të hyjmë në shtigjet së bashku me Shqipërinë dhe të kapim trenin  e Serbisë dhe Malit të Zi, ndërsa në të njëjtën kohë të mos heqim dorë nga pozitat dhe pikat tona të identitetit.

Për të është shumë e rëndësishme që në këtë fazë të kemi mbështetjen e 26 vendeve të tjera anëtare. Ai tha se ka pasur një betejë serioze për konkluzionet e Procesit për Stabilizim  dhe Asocim, i cili do të mbahet për herë të parë të premten në Shkup, në të cilin  26-të anëtarët e BE-së qëndruan në anën e vendit, duke vlerësuar se është e rëndësishme për të ruajtur atë mbështetje të 26 vendeve anëtare, përmes, siç tha, procesit të reformës dhe përmbushjes së detyrimeve të Kornizës Negociatore lidhur me propozimin francez.

Prandaj, sipas tij nuk duhet të lëshohet momenti politik që  e kemi këtë vit, sepse vitin e ardhshëm ka zgjedhje për Parlamentin Evropian, prandaj do të fillojë një proces i gjatë midis majit dhe nëntorit  për rikompozimin e institucioneve – do të ketë KE të re, me njerëz të rinj në të.

Theksoi se është e rëndësishme ta mbajmë dinamikën e skriningut dhe është e rëndësishme t’i marrim raportet e skriningut sa më shpejtë, sepse, tha, do të na ndihmojnë në formësimin e detyrave për anëtarësim.

Related posts

Skender Rexhepi-Zejdi nga tubimi në Shutkë: Gati jemi për fitoren e madhe të Frontit Europian

Gjyla Halili

Osmani: Ta ruajmë qartësinë strategjike!

Gjyla Halili

Osmani nga Roma: Anëtarësimi në BE para vitit 2030 dhe 6 miliardë euro për vitet e ardhshme

Gjyla Halili

Leave a Comment