Në Tubimin Qendror të koalicionit VLEN në Sheshin “Skëndërbeu” në Shkup, në fjalën e tij, Izet Mexhiti, kryetar i Lëvizjes Demokratike, ka përshëndetur të pranishmit në shesh dhe ka deklaruar se a është më mirë të jesh në tribunë, apo në anën e festës.
Z. Mexhiti ka theksuar se në Shesh, Koalicioni VLEN nuk ka ftuar këngëtar, sepse nuk po mbajnë koncerte, por, tubim partiak, tubim politik. Bile edhe tubim nuk është, është festë kombëtare, sepse, flamurin kombëtar nuk ka bir nane që e prek.
“Lartë e më lart flamurin kombëtar, ka theksuar Mexhiti, dhe ka vazhduar me përshëndetje të aktiveve politike, të VLEN, të filluar me Çair dhe lokalitetet tjera, duke cekur subjektet politike, përbërëse të VLEN dhe diasporën”, dhe ka shtuar Izet Mexhiti se “Duam ndryshim, duam ndryshim, mirëmbrëma familje të dëshmorëve, invalidë të luftës, mirëmbrëma veteranë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, dhe të gjitha ata që janë me kandidatin shqiptar për president, Arben Taravari dhe koalicioni VLEN.”
Z. Mexhiti ka theksar se vendimet nuk i merr lehtë, për dy vjet, ka lëvizur në çdo lagje, fshat e qytet, me ç’rast ka dëgjuar vetëm një thirrje “boll ma”. Boll ma për dënimet e padrejta, për ato familje që për sofrën e Bajramit nuk i kanë pranë më të dashurit e tyre, fëmijët e tyre në gurbet, boll për kazinotë, boll për administratën që punon e rroga nuk ju del, për ato nëna që me listë ftohen në tubim, theksoi Mexhiti.
“Zullumi është trashë, do të këputet kësaj radhe, ka deklaruar Mexhiti, dhe ka shtuar se Shkupi ia ka mësuar krejt, respektin për punëtorin e thjeshtë, dyqanxhinj, për fëmijë e pleq, për mësues e mjekët, studentët, duke shtuar se shkupjani nuk fshehët, nuk tutet, për pushkë e mund, nuk e shesin flamurin, për vota, shkupjanet janë bajraktar të çështjes kombëtare.
Kur prehet në besë shkupjani, nuk ta harron, të dënon, prandaj më 24 prill dhe 8 maj, pikërisht këtu, në Çair e Shkup, do të bëhet demontimi i Artan Grubit e Ali Ahmetit”, ka thënë Mexhiti.
“Do të përballen Arben Taravari dhe Besnik Osmani, me aktakuzë nga Gjykata speciale, zgjedhjet do të përcaktojnë fundin e epokës së aliave, artanave, menduhave, zijadinave, gruevskave, mijallkovave, për tju thënë jo BDI, jo llotari, nuk i thanë jo as Vuçiqit, as Llavrovit as Ballkanit të hapur, është koha për qytetarin në qendër.
Ka ardhë koha e VLEN-it, e president Arbenit, duke theksuar se aleati i këtij koalicioni është Amerika, duke theksuar rëndësinë e marrëveshjeve dhe negociatave, duke cekur se partner të sinqertë të Amerikës është VLEN, jo ata që përhapen korrupsionin, shqiptarët kurrë më shumë s’kanë pasur pushtet, por kurrë më të pafuqishëm.
Nga sheshi Skënderbeu, ai kërkoi votën, fjalën e besën nga shqiptarët duke porositur maqedonasit se nëse nuk e duan shtetin multietik, do ta kenë shtetin federal, me shqiptarët, mos harroni, numri 6, ka theksuar në fund, Izet Mexhiti, numrin e fitores, numrin e ndryshimit dhe njëherësh ftoi për ftesën e zgjedhjes president Arben Taravarit e më pastaj në fitoren e 8 majit, të koalicionit VLEN, si fitore juaja, fitore e shqiptarëve.