AKTUALE

Porti i Durrësit, McAllister u kthen përgjigje 21 deputetëve të opozitës: Transparenca dhe konkurrenca, thelbësore që investimet e huaja të jenë në përputhje me rregullat e BE

Porti i Durrësit, McAllister u kthen përgjigje 21 deputetëve të opozitës: Transparenca dhe konkurrenca, thelbësore që investimet e huaja të jenë në përputhje me rregullat e BE

Deputetë të tre grupeve parlamentare i kanë dërguar një shkresë McAllister sa i takon portit të Durrësit dhe debateve për ndërtimin e tij.

 

Ai ka reaguar pas letrës së 21 deputetëve për proceduarat e përshpejtuara sa i takon projektit.

 

Në letrën e dëguar nga 21 deputetë te opozitës, argumentohej shkelja flagrante e MSA dhe ligjit të konkurrencës dhe ndihmës shtetërore, duke favorizuar haptazi Alabar.

 

Sundimi i ligjit, konkurrenca e transparenca, mbeten shqetësim madhor, jo vetëm për opozitën në Shqipëri, por edhe për Bashkimin Europian.

 

Eurodeputeti David McAllister, i cili gjithashtu mban postin e kryetarit të Komitetit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, i është përgjigjur interesit të 21 deputetëve nga tre grupe parlamentare, në lidhje me procedurat e përshpejtuara e jo transparente të ndjekura nga qeveria dhe Parlamenti për miratimin e ligjit për Marrëveshjen e realizimit të projektit “Durrës Yachts & Marina”

 

Shqetësimi i opozitës mbetet jo vetëm shkelja e legjislacionit aktual, afateve e procedurave, por edhe hapja rrugë dhe lehtësimi për dhënien e pasaportave të Arta për investitorët Strategjikë dhe blerësit e apartamenteve në këtë zonë. Sipas zyrtarit të BE, “investimet e huaja duhet të jenë në përputhje me rregullat e BE-së.”

 

“Faleminderit për ndarjen e letrës së tre grupeve parlamentare, duke tërhequr vëmendjen për shkeljet e mundshme të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Bashkimi Europian-Shqipëri. Sundimi i ligjit mbetet një parim udhëzues i procesit të zgjerimit dhe të gjitha akuzat për keqmenaxhim dhe korrupsion duhet të trajtohen si një çështje me rëndësi madhore. Transparenca, konkurrenca dhe masat mbrojtëse përkatëse janë thelbësore për të siguruar që investimet e huaja të jenë në përputhje me rregullat e BE-së dhe të kontribuojnë në transformimin socio-ekonomik të Shqipërisë”-shprehet McAllister.

 

Më tej, eurodeputeti shton se këto tema do të jenë subjekt i shqyrtimit të Parlamentit Europian. “Jini të sigurt se Parlamenti Europian do të vazhdojë të shqyrtojë nga afër procesin e anëtarësimit dhe reformat e Shqipërisë, duke përfshirë raportin vjetor për Shqipërinë, i cili do të paraqitet në Komisionin për Punët e Jashtme më 23 mars”, theksoi eurodeputeti, David McAllister.

 

Më poshtë letra e plotë e z. McAllister:

 

Faleminderit për ndarjen e letrës së tre grupeve parlamentare, duke tërhequr vëmendjen për shkeljet e mundshme të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Bashkimi Europian-Shqipëri. Sundimi i ligjit mbetet një parim udhëzues i procesit të zgjerimit dhe të gjitha akuzat për keqmenaxhim dhe korrupsion duhet të trajtohen si një çështje me rëndësi madhore. Transparenca, konkurrenca dhe masat mbrojtëse përkatëse janë thelbësore për të siguruar që investimet e huaja të jenë në përputhje me rregullat e BE-së dhe të kontribuojnë në transformimin socio-ekonomik të Shqipërisë. Jini të sigurt se Parlamenti Europian do të vazhdojë të shqyrtojë nga afër procesin e anëtarësimit dhe reformat e Shqipërisë, duke përfshirë raportin vjetor për Shqipërinë, i cili do të paraqitet në Komisionin për Punët e Jashtme më 23 mars

Related posts

VLEN: Dëshmia e Angellovit e demaskon patriotizmin d rrejshëm të BDI-së dhe LSDM-së

Gjyla Halili

Qarkullimi në rrugët e vendit po zhvillohet pa probleme

Gjyla Halili

Hovenier: Kemi besim të plotë në BE-në si ndërmjetësuese e dialogut Kosovë-Serbi

admin

Leave a Comment