SHQIPËRI

Regjistrimi i PD-së, Sefa: Komisionieri nuk po zbaton procedurat ligjore

Përfaqësuesi ligjor i grupit Alibeaj, Indrit Sefa deklaroi sot se Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve tha se Komisioneri ka shpërdoruar detyrën.

“Komisionieri nuk po zbaton procedurat ligjore. Këto afate janë përcaktuar qartë, i bëj thirrje komisionerit që në një kohë sa më të shkurtër që të marrë përsipër kërkesat e PD-së. Çdo moment që kalon është një shkelje e të drejtave ligjore. I bëj thirrje të mos vonojë, të regjistrojë PD si subjekt ligjor. Të merren masa të menjëhershme. Dokumentacioni yonë është i plotë, interpretimet janë personale”, tha Sefa.

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve nuk pranoi të marrë në shqyrtimin ankimimet për regjistrimin e PD së Alibeajt dhe PD së Berishës për lokalet e 14 Majit.

Në tryezën e KAS ishin dy ankesa nga juristët e dy grupimeve në PD por KAS, mini gjykata e KQZ, mbërriti në përfundimin se fillimisht duhet të jetë Ilirian Celibashi në marrjen e vendimit për mos regjistrimin e dy PD-ve. Vetëm atëherë kur të ketë një vendim të tillë nis puna e KAS.

Kjo do të thotë se vendimi Celibashit ku i jepte 48 orë kohë juristëve të PD së Alibeajt për plotësim dokumentacioni është nul. KAS kërkon nga Ilirian Celibashi të marrë vendimin për refuzimin e regjistrimit të Lulzim Bashës në KQZ si subjekt zgjedhor dhe më pas Basha përmes juristëve të ankimohet në KAS.