AKTUALE

Bekteshi jep lajmin e mirë: Paga minimale në Maqedoni do të jetë 20.175 denarë

Ministri i Ekonomisë Krehsnik Bekteshi sot ka dhënë një lajm të mirë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.
Ai ka bërë të ditur se qeveria ka vendosur që paga minimale do të jetë 20.175 denarë, përcjell TS. . Bekteshi thotë se qytetarët do të marrin pagë minimale më të lartë edhe ate më shumë se 2000 denarë dhe kjo është një rritje prej 12%.

“Në mbledhjen e sotme të Këshillit Ekonomiko – Social është marrë Vendimi për rritjen e pagës minimale në vend. Paga minimale nga muaji mars do të rritet për më shumë se 2000 denarë dhe do të arrijë në 20.175 denarë. Kjo është një rritje prej 12%.
Me pagën që do të marrin punëtorët në muajin prill, nuk do të ketë asnjë punëtor në vend që do të marrë pagë nën këtë shumë. Kemi futur një zgjidhje ligjore për përcaktimin e pagës minimale. Metodologjia është plotësisht në përputhje me sindikatat dhe institucionet. Ashtu siç premtuam, sot e përmbushim premtimin tonë.
Rritja e pagës minimale në 20.175 denarë do të bëhet edhe te 27.000 të punësuarit e Pushtetit Qendror (te nëpunësit administrativë, nëpunësit në burgje, nëpunësit në gjyqësor dhe prokurori, të punësuarit në kopshte dhe pushimore të fëmijëve, te pjesëtarët e ARM-së), si dhe te 3.000 të punësuarit e institucioneve kulturore.
Kemi siguruar rritje të vazhdueshme të pagave.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut vazhdon të mbrojë standartin e qytetarëve. Askush nuk do të mbetet vetëm@ ka shkruar Bekteshi.

Related posts

Rexhepi: Përmirsimi i kushteve të jetesës për romët prioritet i Ministrisë dhe Qeverisë

admin

Kryetari i Eppingenit Klaus Holaschke, pas takimeve me homologët në Pejë, Prishtinë, Suharekë e Deçan,  shprehet tejet i kënaqur me vizitën

Gjyla Halili

Rritja e pagës minimale në mars – Ja sa do të jetë

Gjyla Halili

Leave a Comment