Rritja e pagës minimale dhe pensioneve në vlerë shumë minimale krahasuar me rritjen enorme të çmime duke filluar nga produktet bazë e deri tek të gjitha produktet dhe shërbimet tjera. Paga minimale do të rritet në 20 mijë e 175 denarë nga 18 mijë denarë që është aktualisht. Duke filluar nga ky muaj, do të rriten edhe pensionet e 340 mijë pensionistëve. Ata do të marrin 6.8% pension më të lartë. Sipas harmonizimit që bëhet dy herë në vit, pensioni më i ulët prej rreth 11 mijë denarë do të rritet për 750 denarë. Por, nga ana tjetër kjo rritje minimale e pagës minimale dhe pensioneve nuk dihet sa do të ndihmojë qytetarët duke marrë parasysh aktualitetin e çmimeve që kanë arrit n[ stratosferë. Brenda një viti çmimet janë rritur për më shumë se 25%. Buka për një vit është shtrenjtuar pothuajse dyfish, mishi dhe produktet e qumështit u bënë luks për tryezat e qytetarëve. Nuk ka qumësht, kaçkavall ose djathë lope që kushton më pak se 450 denarë për kilogram. Qumështi që zakonisht amvisëritë sillet nga 70 deri në gati 90 denarë.
Çmimet në stratosferë pagat në humnerë –
Sot Këshilli Ekonomik-Social pritet të sjell vendim për rritjen e pagës minimale. Paga minimale të rritet në mbi 20 mijë e 175 denarë. Nga kjo rritje pritet të përfitojnë rreth 80 mijë punëtorë të cilët marrin pagë minimale prej 18 mijë denarësh. Duke filluar nga ky muaj, do të rriten edhe pensionet e 340 mijë pensionistëve. Ata do të marrin 6.8% pension më të lartë. Sipas harmonizimit që bëhet dy herë në vit, pensioni më i ulët prej rreth 11 mijë denarësh do të rritet për 750 denarë.
Por, kjo rritje e pagave kur shikohet në proporcion me rritjen e çmimeve me automatizëm edhe rritjen e shpenzimeve nuk vlerësohet asgjë më shumë se sa një rritje simbolike që asgjë nuk ndihmon qytetarët në thelb, pra më shumë bëhet për të treguar se kinse bëjnë lëvizje në këtë drejtim. Ndërkaq, kur analizohet vërtetohet se kemi të bëjmë me asgjë.
Rritja e shpenzimeve të ushqimit të amvisërive prej 25 për qind për një vit tregon se produktet që në fillim të vitit 2022 kushtonin 1000 denarë, tani kërkojnë 1250 denarë. Qytetarët përballen çdo ditë me rritje çmimesh pavarësisht masave të qeverisë që ishin dhe janë ende në fuqi. Buka për një vit është shtrenjtuar pothuajse dyfish, mishi dhe produktet e qumështit u bënë luks për tryezat e qytetarëve. Nuk ka qumësht, kaçkavall ose djathë lope që kushton më pak se 450 denarë për kilogram. Qumështi që zakonisht amvisëritë sillet nga 70 deri në gati 90 denarë.
Shpenzimet për jetë janë rritur për më shumë se 25% vetëm brenda një viti –
Shkurt 2022 / 2023
Buka 40%
Mishi 30%
Qumësht, djathë, vezë 37%
Vaj ushqimor 17%
Ëmbëlsira 18%
Megjithatë, tani nga Ministria e Ekonomisë kanë marrë masë për ngrirjen e çmimeve të produkteve bazë, filluan me bukën, dhe vazhduan me pastat dhe produktet e qumështit, që të paktën qytetarët të mos jenë peng i bizneseve që edhe në kohë krize shfrytëzojnë rastin të pasurohen në kurriz të qytetarëve të varfër e nevojtarë.
Masa e fundit për ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë nuk bëhet me qëllim që kompanitë të mbeten pa fitim, thotë ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Për REL, ai thotë se Qeveria nuk do të lejojë që individët të pasurohen duke përfituar nga kriza. Informacionet e tij janë se disa kompani të mëdha nga sektori i furrave janë organizuar në mënyrë klanore për të vendosur çmimet e bukës dhe produkteve të saj.
“Asnjë nga prodhuesit nuk do të humbasë, përkundrazi, për ta është paraparë fitim, por jo të ketë përfitime lufte dhe ta shfrytëzojnë momentin për fitime shtesë”, tha Kreshnik Bekteshi ministër i Ekonomisë.
Nga VMRO-DPMNE partia më e madhe opozitare maqedonase thonë që inflacioni po i konsumon paratë e qytetarëve. “Rritja e rrogave dhe pensioneve me të cilat lavdërohet LSDM-ja nuk ka kurrfarë vlere të shtuar pasi inflacioni po ua konsumon paratë qytetarëve”, thonë nga VMRO-DPMNE. Sipas partisë opozitare Social Demokratët janë shkëputur nga realiteti. “Derisa mbajnë konferenca për shtyp mbi 500.000 bashkë qytetarë tanë jetojnë buzë varfërisë. Inflacioni është 17,1% ndërsa rritja e pagave dhe pensioneve me të cilat lavdërohen nuk kanë kurrfarë vlere të shtuar ”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Sipas VMRO-së po të mbanin llogari për interesat e qytetarëve nuk do të kishin lejuar që për shkak të suetave në qeveri ti humbnin 18 milion euro nga eurobondi, por ato para do të ishin përdorur për rritje më të madhe të rrogave, apo ulje më të mëdha të çmimit të produkteve ushqimore.
Për shpenzimet minimale në shkurt nevojiteshin 50.909 denarë, pothuajse dyfishi i rrogës minimale-
Një familje prej katër anëtarësh në muajin janar kishte nevojë për 50.909 denarë për shpenzime minimale mujore, tregojnë llogaritjet e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë.
Sipas të dhënave të shportës konsumatore sindikaliste, që e përpunon LSM, pjesa më e madhe ose 19.379 denarë shpenzohen për ushqim dhe pije, ndërsa 13.306 denarë për shpenzime komunale. Për transport minimum nevojiten 3.679, ndërsa për produkte higjienike 3.154 denarë.
Në krahasim me janarin e këtij viti, shporta konsumatore sindikaliste është rritur për 110 denarë. Kjo tregon që çdo ditë e më shumë shpenzimet po rriten dhe jeta e qytetarëve po vështirësohet.