AKTUALE

Mark Gjonaj:Pavarësia e Kosovës është paguar me gjak, lotë dhe dekada vuajtje nga duart brutale të Serbisë,ti themi JO asociacionit të komunave serbe në Kosovë

Asambleisti i parë në New York,atdhetari i shquar i çështjes shqiptare në SHBA,kontribues i madh në pavarsinë e Kosovës, Mark Gjonaj ka ftuar të gjith atdhedashësit që të marin pjesë në tubimin e organizuar në New York,në mbështetje të shtetit të Kosovës gjatë negociatave të planit të propozuar nga Bashkimi Europian për normalizim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Kosova është një vend i lirë dhe i pavarur që duhet të ruajë autonominë e vet të vetëqeverisjes dhe sundimit. Nuk mund të lejojmë që Serbia të ndërhyjë dhe të qeverisë në Kosovë. Qëndroni me popullin e Kosovës”!-ka shkruar Gjonaj.

Ja postimi i plotë:

Të nderuar miq, ju lutemi bashkohuni me ne që të mblidhemi për të mbështetur Kosovën gjatë negociatave të planit të propozuar nga Bashkimi Evropian për normalizim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

BE-ja i ka bërë presion Kosovës që të pranojë krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe që do të shkelte Kushtetutën e Kosovës dhe do të kërcënonte sovranitetin dhe stabilitetin e saj. Kosova është një vend i lirë dhe i pavarur që duhet të ruajë autonominë e vet të vetëqeverisjes dhe sundimit. Nuk mund të lejojmë që Serbia të ndërhyjë dhe të qeverisë në Kosovë. Qëndroni me popullin e Kosovës! (sillni flamujt dhe shenjat tuaja).

E enjte, 16 Mars 2023@ 13:00 Vendi:Delegacioni i Bashkimit Evropian në Kombet e Bashkuara 666 3rd Ave. NY, NY 10017

Pavarësia e Kosovës është paguar me gjak, lotë dhe dekada vuajtje nga duart brutale të Serbisë. Qytetarët e Kosovës duhet ta kontrollojnë fatin e tyre pa ndërhyrje. Serbia nuk mund ta sundojë Kosovën! Ju lutemi qarkulloni dhe shpërndajeni në FB dhe të gjitha mediat sociale.

Me respekt Mark Gjonaj 917-731-6850

Related posts

Policia sekuestron disa mjete ushtarake në një shtëpi në Leposaviq

admin

Blerim Latifi: Implikimi i Kosovës në zgjedhje në Maqedoni është për ambicie personale

Gjyla Halili

Të gjitha etnitetet pjesë e Kushtetutës

admin

Leave a Comment