SHQIPËRI

Balla nga Mallakastra: Saliu shiti rafinerinë dhe bëri një privatizim bashkë me ortakun e ri të SHPK-së, Ilir Metën

Banner

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla nga Mallakastra është shprehur se ky qytet tashmë ka marë një pamje tjetër, krejt ndryshe nga kur ky qytet qeverisej nga Sali Berisha.

Balla u shpreh se Sali Berisha ka shitur rafinerinë, ka bërë një privatizim bashkë me ortakun e ri të SHPK-së Ilir Metën, duke i bërë thirrje SPAK-ut që të hetojë edhe historinë e privatizimit të pronave shtetërore një për një.

“Të gjithë e mbajmë mend se si ishte qyteti i Ballshit para pak vitesh, nuk bëhej fjalë për asfalt por ishte në një gjendje që kryeqendrës së Mallakastrës nuk i shkonte dhe nuk i kishte hije gjendja në të cilën kishte degraduar. Rafinerinë e shiti Sali Berisha, me Ballshin ka llogari për të dhënë, ka bërë një privatizim bashkë me ortakun e ri të SHPK-së Ilir Metën, por unë këtu nga Ballshi i kërkoj SPAK-ut që të hetojë edhe historinë e privatizimit të pronave shtetërore një për një.

Kur ju thoshim ne para dy vitesh mos e votoni Lulin se prapa është Saliu ju thoshit jo është Luli, po çfarë Luli, ja ku i keni tani dhe Saliun dhe Ilirin bashkë më në fund. Dhe ndaj duhet që në 14 Maj të kemi një fitore me diferencë të madhe e cila na çon që në zgjedhjet e 2025 të kemi një mandat të katërt të Partisë Socialiste” u deputeti socialist.


Top Channel

Banner

Related posts

SPAK sekuestron apartamentin e ish-kreut të Bashkisë Lushnjë

Gjyla Halili

“Ka video të tjera”, gazetarja tregon detaje për vajzën që shfaqet në skandalin e Gjicit

admin

Gazetari kosovar pyetet se çka është “peci” në një TV të Tiranës, plas e qeshura në studio

admin

Leave a Comment